TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 21:27

Përplasja për Komisionet Hetimore, Tabaku sqaron pse opozita nuk i drejtohet Gjykatës Kushtetueses

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja për Komisionet Hetimore, Tabaku sqaron pse opozita nuk i

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive, ftoi opozitën që të çojnë kërkesën për ngritjen e Komisioneve Hetimore, mirëpo deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka treguar se përse nuk e bëjnë këtë hap.

Në një intervistë për emisionin “Debat” në “A2CNN”, Tabaku tha se dërgimi i tyre në Kushtetues është i kotë, pasi sipas saj mazhoranca ka dy vendime të Kushtetueses të cilat nuk i zbaton.

Ca ka ndodhur me kërkesa, e dini që parlamenti ka 2 vendime të Gjykatës Kushtetuese që nuk i zbaton, nëse shkohet sot kërkesa për Komisione Hetimore, do të paktën 2 vite që te merrte vendimi, që na kalon neve në mandatin tjetër qeverisës, pra betejën e shtyn në kalenda greke”, tha ajo.

Më tej Tabaku tha se është mazhoranca ajo që duhet të shtrijë dorën për negociata, pasi opozita nuk ka çfarë bën më.

E kam thënë që nuk jam dakord me këtë mënyrë, por kështu ka vendosur shumica e deputetëve dhe jam dakord me Zotin Neza, që konsensusin për negociata, ose hapin duhet ta hedh qeveria, qeveria ka refuzuar kërkesën, opozita nuk ka çfarë bën tjetër”, përfundoi Tabaku.

tabaku komisionet kushtetuesja

Lini një Përgjigje