TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 19:36

U sulmua për pjesëmarrjen në Kuvend, Flutura Açka godet Berishën: Doktor, mblidh zagarët!

Shkruar nga Pamfleti

U sulmua për pjesëmarrjen në Kuvend, Flutura Açka godet

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka votoi kundër miratimit të buxhetit për vitit 2024.

Pjesëmarrja e saj dhe e disa deputetëve të tjerë në votim është kritikuar nga mbështetësit e Sali Berishës, duke i akuzuar ata se morën pjesë vetëm për të plotësuar kuorumin.

Deputetja Açka ka mbajtur një qëndrim të ashpër, e cila shprehet se “këtë qeveri të korruptuar nuk e voton me heshtje, as me kinse, por me karton të kuq”.

"Doktor, mblidhi zagarët

Unë votoj siç më dikton ndërgjegjja ime dhe siç ma ndjen sentimenti politik, të cilin, veç Zotit, nuk ka kush fuqi ta urdhërojë.

Ky shqetësim i madh që ju paska zënë, më thotë se kam vepruar drejt. Unë jam deputete, jo çamarroke e Parlamentit shqiptar. Kam fjalën dhe votën për sjelljen time politike.

Unë nuk e votoj këtë qeveri të korruptuar deri në palcë, as me heshtje, as me kinse, por me karton të kuq”, shkruan Açka në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje