TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 18:26

Ngec plani i Olsi Ramës dhe Fidel Yllit, deputetët e PS “rrëzojnë” ligjin e lojërave të fatit  

Shkruar nga Pamfleti
Ngec plani i Olsi Ramës dhe Fidel Yllit, deputetët e PS
Afera e basteve

Komisioni i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë kanë kritikuar fort ligjin për rihapjen e basteve...

Projekti i Fidel Yllit dhe Olsi Ramës për të rihapur bastet dhe krijuar monopolin e lojërave të fatit ka hasur në kundërshti. Fideli arriti ta bindë Ramën që të rikthejë bastet përmes një skenari ogurzi, por duket se brenda socialistëve ka shumë emra kritikë.

Ligji është diskutuar sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, por nuk ka kaluar ashtu sikundnër ka pritur Fidel Ylli. Kuvendi ka kërkuar rishikimin e tij. 

Ligji nuk është në nivelin e sfidës për ta menaxhuar tregun, prandaj duhet një ligj më i plotë, u shpreh kryetari i komisionit, Eduard Shalsi.

Duhet menjëherë të nisë puna që të jetë një ligj më i plotë, dhe duhet të bëhen më shumë ndryshime për të formalizuar tregun më mirë”, tha ai

Deputetët kërkuan që procedura për licensimin për 10 vite të kalojë nëpër dy faza, duke përfshirë kritere pikëzimi dhe investimi. Një tjetër propozim i bërë nga komisioni është një sistem monitorimi për të shmangur manipulimin e platformave të bastave online.

Rreziku më i madh vjen nga manipulimi i platformave dhe nga ndërhyrjet në koeficientet e lojrave. Duhet një sistem ku të lihet gjurmë për të gjitha transaksionet e bëra në kompanitë e lojrave të basteve sportive live. Sugjerohet që ky sistem të jetë i monitoruar në kohë reale në një platformë që do të sigurojë mosmanipulimin e tyre”, deklaruan dpeutetët.

Kazinot online ishin një tjetër problem që komisioni kërkoi të përfshihen në projektligj. “Kazinot online nuk sigurojnë formalizimin e tregut dhe janë më së shumti në treg të zi, duke mos qenë konkurrente me kazinot fizike dhe nuk sigurojnë financat për buxhetin e shtetit”, u tha më tej.

Deputeti socialist, Erion Braçe, propozoi që lojërat e fatit të jenë monopol i shtetit dhe jo i privatit, duke shprehur që ky projektligj nuk kontrollon tregun dhe e lë ato në dorën e krimit.

Ajo që propozohet është ta hapim. Unë mendoj se kemi bërë shumë mirë që i mbyllëm bastet. Ajo që nuk kemi bërë mirë është lufta kundër aktivitetit në të gjithë vendin. Duke e mbyllur këtë lloj aktiviteti, i dhamë dorë jo vetëm krimit të organizuar, por edhe punonjësve të policisë. Kjo ka bërë që të mos luftohet aktiviteti në të zi”, tha ai.

Ndërkohë “Pamfleti” ka siguruar raportin e Komisionit të Ligjeve, ku edhe nga ky komision ka pasur shumë kritika. Raporti u mor në dorë nga Komisioni i Ekonomisë si komision përgjegjës.

Disa nga vërejtjet e Komisionit të Ligjeve:

1.       Në lidhje me kriteret e licencimit të organizatorëve të basteve sportive on-line deputetët ngritën shqetësime për tre prej tyre duke argumentuar që mund të krijojnë hapësirë për aktivitete e dukuri të tjera të paligjshme si pastrim parash, etj. Konkretisht:

- kriteri ku një nga aksionerët duhet të jetë subjekt që e ushtron këtë aktivitet në të paktën 3 vende të BE-së apo OECD-së, pse është zgjeruar skema edhe me vende jashtë BE ;

- çështja e deklarimit dhe burimit të të ardhurave të aplikantit, verifikimi;

- shqetësimi lidhur me krijimin e konfliktit të interesit në organet e reja që krijohen në ligj si Komisioni i Licensimit apo Këshilli për Mbështetjen e Projekteve në raport me përbërjen e tyre, mënyrën e zgjedhjes së tyre dhe funksionet që ato kanë:

2.Sqarimi më i plotë lidhur me efektet dhe detyrimet tatimore që ndryshojnë skemën e derdhjes së kontributeve tashmë drejt Fondit të Posaçëm, dhe a janë të harmonizuar me ligjin e tatimit mbi të ardhurat;

3.Cilat janë masat për mbrojtjen e lojtarit, kufizimet për lojën etj;

4.Shqetësimi mbi lejimin e sponsorizimit të eventeve sportive nga organizatorët e aktivitetit të basteve on line dhe mundësia e trukimti të ndeshjeve;

5.Shqetësimi lidhur me impaktin social dhe financiar në familjet e lojtarëve që kanë edhe varësi nga loja;

6.Ruajtja e të dhënave personale të lojtarit ;

7. Publiciteti i basteve etj;

8. A janë gjetur mekanizmat që personat që kanë ves të luajnë, të shkurajohen nga përdorimi i platformave të huaja;

9. Çështja e përqindjes së kontributit në favor të buxhetit të shtetit , pra të shikohet të jetë edhe më e lartë sesa masa 15% që është aktualisht edhe me këtë projektligj; /Pamfleti

Lini një Përgjigje