
Zbardhet propozimi i plotë i PS për të ndryshuar Rregulloren e Kuvendit, me qëllim ashpërsimin e masave ndaj deputetëve të opozitës. Blerina Gjylameti dhe Toni Gogu kanë propozuar një draft që parashikon përjashtim nga seancat deri në 2 muaj për deputetët që ndezin flakadanë.
Ndërsa 30 ditë pezullim do të ketë për ata që shkaktojnë dhunë fizike dhe nuk lejojnë kolegët e PS të flasin duke u dëmtuar mikrofonët apo marrë kartat elektronike.
Drafti i plotë
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN E KUVENDIT NR.166 DATË 16.12.2004 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË NDRYSHUAR”.
Në mbështetje të nenit 75 pika 2 të Kushtetutës dhe të nenit 117 të Rregullores së Kuvendit, me propozim të një grupi deputetësh
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në vendimin e Kuvendit nr.166 datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
1. Titulli i nenit 65/1 riformulohet: “Masat disiplinore” përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” deri në 10 ditë, 30 ditë, apo 60 ditë”.
2. Në nenin 65/1 shtohen pikat 6, 7 dhe 8 me këtë përmbajtje:
“6. Masa disiplinore“ përjashtim nga pjesëmarrja në komisione/në seancë plenare” deri në 30 ditë” jepet në rastet:
a) kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës.
b) kur deputeti përmes veprimeve të dhunshme dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik në sallën e seancave/mbledhjes.
c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni.”
“7. Masa disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione /në seancë plenare “ deri në 60 ditë
jepet në rastet :
a) kur deputeti përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera
të ngjashme brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit/mbledhjes së komisionit /
brenda mjediseve të Kuvendit;
b) kur deputeti kryen veprime / sjellje që përbëjnë shkelje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përben vepër penale sipas Kodit Penal;
c) kur deputeti kryen në mënyrë të përsëritur brenda një sesioni parlamentar shkeljet e parashikuara në pikën 6.”
8. Kërkesa për marrjen e mases disiplinore, sipas pikave 6 dhe 7 të këtij neni, paraqitet me shkrim nga jo më pak se 7 deputetë dhe jo më vonë se 48 orë nga dita e konstatimit të ngjarjeve/ rasteve.
9. Gjatë periudhës së zbatimit të masës displinore të parashikuar në pikat 6 the 7 të këtij neni deputeti ndalohet të kryej dhe çdo veprimtari tjetër si anëtar i Kuvendit.
Neni 2
Neni 65/2 pikat 1, 4 dhe 5 dhe riformulohen me këtë përmbajtje:
1. “1. Masat disiplinore “përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose në seancë plenare” jepet nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Mbledhja e Sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kërkesës.”
2. “5. Vendimi i dhënë për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronjat “a” dhe b”, piken 6 dhe 7 të neni 65/1, publikohet në faqen zyrtare të Kuvendit. Për rastet e parashikuara në pikën 1, shkronja “c”, të nenit 65/1 publikimi bëhet vetëm me pëlqimin e personit/viktimë e ngacmimit seksual.”
Neni 3
Në Nenin 65/3 bëhen ndryshimet si vijon:
1. Në pikën 4 pas fjalës pezullohet shtohet togëfjalshi “me vendim të ndërmjetëm të Byrosë së Kuvendit, deri në dhënien e vendimit përfundimtar”.
2. Pika 5 shfuqizohet.
II. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Lini një Përgjigje