TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 15:47

Kuvendi u kthye përmbys, Baçi: Është në vazhdën e bllokimit që u ka bërë mazhoranca të drejtave të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi u kthye përmbys, Baçi: Është në vazhdën

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka komentuar aksionin opozitar dhe tensionet në kuvend.

Në një intervistë për “Ora News”, Baçi u shpreh se mazhoranca ka kohë që merret vetëm me opozitën.

"Është në vazhdën e bllokimit që i ka bërë mazhoranca të gjitha të drejtave të opozitës. Mazhoranca ka kohë që merret vetëm me opozitën.

Sulmon vetëm opozitën, bllokon opozitën me të gjitha mjetet dhe format.

Në këtë vazhdë kaluan edhe tek parlamenti, që në momentin kur grupi parlamentar i PD-së u unifikua dhe u bë bashkë që në atë moment Rama fokusoi gjithë sulmin mbi grupin parlamentar të PD-së për arsye se nuk e përballonte dot më.

Rama filloi menjëherë të mos plotësonte asnjë kërkesë të opozitës.

Thjesht kërkojmë të ushtrojmë të drejtën tonë me kushtetutë si opozitarë të këtij vendi", tha deputeti Baçi.

baci opozite aksion

Lini një Përgjigje