TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 14:45

Nga Drejtësia te Inteligjenca Artificiale, zbardhet axhenda e Kongresit të jashtëzakonshëm të PS

Shkruar nga Pamfleti

Nga Drejtësia te Inteligjenca Artificiale, zbardhet axhenda e Kongresit

Të premten më 8 Dhjetor, Partia Socialiste do të mbajë Kongresin, e cilësuar nga vetë mazhoranca si të jashtëzakonshëm.

Sipas agjendës të bërë publike do të jenë gjashtë panele ku do të diskutohet nga Reforma në Drejtësi e deri tek Inteligjenca Artificiale.

KONGRESI I PARTISË SOCIALISTE

TË SHQIPËRISË - 8 DHJETOR 2023

11:45 - PANELI 1

Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni,

Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale

12:00 - PANELI 2

 Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi,

 Bujqësia dhe Kultura

13:00 - PANELI 3

Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale,

Sipërmarrja, Arsimi Profesional

14:00 - PANELI 4

Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

15:00 - PANELI 5

Siguria dhe Shqipëria në botë

15:50 - PANELI 6

Partia Socialiste 2030

 16:40 - Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama

Ndërkoh, Bledi Çuçi gjatë ditë së sotme, foli për kongresin e nesërm, ku ndër të tjera tha se do të bëhet një përmbledhje e gjithë rrugëtimit të qeverisë dhe do të  reflektohet mbi gjërat që duhen të bëhen më mirë si dhe për projektin e Shqipërisë 2030.

“E jashtëzakonshme është se nuk është as zgjedhor dhe as sipas rutinës. Është një kongres që bëhet për të bërë një përmbledhje, për të reflektuar mbi gjërat që duhet të bëjmë më mirë dhe për të përcaktuar vizionin tonë për Shqipërinë e vitit 2030″ u shpreh Çuçi.

Nga Drejtësia te Inteligjenca Artificiale, zbardhet axhenda e Kongresit

 

kongresi i ps edi rama zbardhet agjenda

Lini një Përgjigje