TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 21:23

“Rama ka pushtetin në duar”, Berisha: Komisionet Hetimore, hallka e fundit e kontrollit të qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

“Rama ka pushtetin në duar”, Berisha: Komisionet Hetimore,

Ish kryeministri Sali Berisha ka thënë se Komisionet Hetimore në parlament janë hallka e fundit e kontrollit të qeverisë. Sipas tij nëse drejtësia nuk e kontrollon më Ramën, raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit i hedhin në plehra.

Në lidhje me hartimin e ligjit për të përjashtuar deputetët nga Kuvendi, Berisha tha se Rama po shkelmon sovranitetin e brendshëm të vendit dhe po kontrollon gjithçka në mënyrë personale.

“Rama ka mbledhur pardje Fatmir Xhafën, Arben Rakipin, Taulant Ballën dhe kanë hartuar ligjin për të përjashtuar për 2 muaj deputetët nga parlamenti. Ai po shkelmon sovranitetin e brendshëm të vendit, në kuptimin e sovranitetit si fuqi e qytetarëve për të kontrolluar qeverinë. Ato komisione ngelën të fundit.

Drejtësia nuk e bën më, raportet e Kontrollit të Lartët të Shtetit i hedh të gjitha në kosh, nuk pyet fare nëse ekziston. Ai ka dalë tani mbi çdo lloj kontrolli të çdo lloj natyre dhe vendos kontrollin e tij personal. Absolutarizmi është kur pushteti vendoset në një dorë, të gjitha pushtetet në një dorë’, tha Berisha në “Syri TV”.

sali berisha komisionet hetimore

Lini një Përgjigje