
PS argumenton se deklaratat publike të Berishës një ditë më parë ishin fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit evropian, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të tij por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit.
PS kërkon ndëshkimin e Sali Berishës për sulmet e një dite më parë ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, lidhur me ligjin për barazinë gjinore. Në kërkesën drejtuar Komisionit të Etikës, socialistët kërkojnë që kreu demokrat të përjashtohet deri në 10 ditë, 30 apo deri në 60 ditë nga punimet e Kuvendit.
PS argumenton se deklaratat publike të Berishës një ditë më parë ishin fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit evropian, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të tij por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit.
Ky veprim, thotë PS, përbën shkelje të rëndë të etikës parlamentare dhe cenim të drejtpërdrejtë të parimeve të sjelljes së deputetit të përcaktuara në Kodin e Sjelljes dhe në Rregulloren e Kuvendit.
“Kërkojmë marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Sali Berisha, sipas parashikimeve të nenit 65/1, *Perjashtim nga pjesëmarrja ne komisione dhe/ose në seancë plenare deri në 10 ditë, 30 ditë ose 60 ditë", thuhet në kërkesë.
Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos i ka quajtur të papranueshme deklaratat e Berishës në Kuvend ndaj ambasadorit, lidhur me orientimin e tij seksual.
"Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm", është shprehur Kos.
Kryedemokrati, teksa po fliste për projektligjin për barazinë gjinore, përmendi edhe ambasadorin e BE-së të cilit i kërkoi t’i paraqiste një direktivë të BE që e kërkon miratimin e një projektligji të tillë, ndërsa përmendi përciptazi edhe orientimin e tij seksual duke thënë se nuk e paragjykon, por nuk mundet t’u imponohet shqiptarëve.
"Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm", shkruan Kos në X.
Sali Berisha sulmoi ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato për projektligjin për barazinë gjinore, ku tha se nuk mund t’i imponojë shoqërisë bindjen e tij personale.
“Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare, edhe në statusin tënd ti je binar. Nuk merremi me ne trajtime. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën e tij personale. Cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore?”, tha Berisha.
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë për falje Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cila dënoi sulmet e Sali Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.
"Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik — plotësisht i përafruar me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët.
Megjithatë, siç themi ne në shqip: Le të lehin qentë, karvani ecën përpara", shkroi Rama.
Çjane keto lloj budallalleqesh, jo po ta perjashtojme 300 ditë... Kjo është gallate... Maloku e ka bërë balte.