TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2025, 12:10

Kuvendi votoi ligjin për barazinë, deputetja e PS: Nuk janë shtuar gjini të reja

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi votoi ligjin për barazinë, deputetja e PS: Nuk janë
Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, në një deklaratë për mediat, foli për barazinë gjinore, projektligj i cili u miratua ditën e enjte nga Parlamenti Shqiptar.Sipas Luarasit, është pretenduar se ligji kërcënon familjet shqiptare dhe shton numrin e gjinive, por ajo e ka konsideruar këtë si gënjeshtër të qëllimshme dhe e hodhi poshtë.

“Në realitet, ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor. Ai nuk krijon kurrsesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua. Është pretenduar se ligji kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive. Le të jemi të qartë: narrativa që ‘po legalizohen 70 gjini në Shqipëri’ është një gënjeshtër e qëllimshme, e përsëritur aq shumë sa disa filluan ta besonin. Ligji nuk krijon kurrësesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua.

Kemi dëgjuar gjatë kësaj periudhe se projektligji detyron përdorimin e ‘gjuhës gjithëpërfshirëse gjinore’, duke zëvendësuar termat ‘nënë’ dhe ‘baba’ me shprehje neutrale si ‘prind 1’ dhe ‘prind 2’. As unë dhe as kolegët e mi të Partisë Socialiste nuk do votonim kurrë për një ligj që nuk do na jepte mundësinë që fëmijët mos na thërrasin nënë dhe baba, dhe termat prind 1 dhe prind 2 në ligj janë vetëm një gënjeshtër e shpikur nga ata që nuk e kanë lexuar projektligjin, por besojnë çdo gjë që lexojnë në rrjetet sociale.

Në projektligj nuk përdoret termi ‘gjuhë gjithëpërfshirëse gjinore’, por flitet për gjuhë me ndjeshmëri gjinore, e cila nuk përfaqëson asgjë më tepër sesa korrektësi gramatikore në terma, që kolegët e mi në vendimmarrje mos të nënshkruajnë me termin Ministër, por të nënshkruajnë me termin Ministre. Mos të përdorim termin drejtor, por drejtore kur drejtuesja e institucionit është një grua, e kështu me radhë”,është shprehur Luarasi.

 

kuvendi votoi ligjin për barazinë

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Në Kaliforni, këtë "Gjuhën me ndjeshmëri gjinore"e kuptuan kështu: "Të ndryshmit(70 gjinitë) janë nën persekucion. "Ata duhet të diskriminohen pozitivisht". Në gjithë administratën shtetërore ,federale dhe në gjithë administratën lokale për 70-dhjetshit nuk ka konkurse, profesionalizëm , përvojë pune ,ligje. Njera nga këto 'dhjetshet' pa asnjë përvojë pune u gradua shefe e madhe e zjarrëfiksëve për një distrikt. 'Dhjetshja', mori në punë të gjithë 'dhjetshet' e tjera kudo ku ndodheshin dhe i mblodhi në departamentin e zjarrëfikseve . Ra zjarri apo e kurdisi dikush për të dëmtuar republikanët kjo nuk dihet. Ajo që dihet është që 'dhjetshet zjarrëfikse' nuk dinin as të fshinin, as se ku ishin depozitat e ujit dhe as të vinin në punë zjarrëfikset. Trajtova vetëm njerin aspekt, atë se si 'dhjetshet këtu' për tu ngjitur në administratën e 'dhjetsheve' do hiqen të gjitha si 'dhjetshe' pa qenë të tilla. Kur të bëhet rregjistrimi do dali që 60% e popullsisë do jetë dhjetshe dhe 40% 'binare'. Njëjtë siç ka ndodhur me regjistrimet për besimin fetar dhe atë etnik. Znj.Deputete: sa deputetë janë në kuvënd nga grupi juaj(PS) për shkak të "diskriminimit pozizitiv"lidhur me "ndjeshmërinë gjinore"? Nëse ky kriter i 'ndjeshmërisë gjinore' ka funksionuar atëhere i bije që vendimarrësit kryesorë që përcaktojnë listën e mbyllur për deputet duhet të jenë vetë 'dhjetësh'. Kush? Nuk po them që 'dhjetshat'mos të marrin poste në administratën e të gjitha kategorive, por bazuar në meritë.

    Lini një Përgjigje