TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2025, 07:52

Ligji për barazinë gjinore, Xhonatan Pano: Shqiptarët janë pro familjes, jemi konservatorë

Shkruar nga Pamfleti

Ligji për barazinë gjinore, Xhonatan Pano: Shqiptarët janë

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës, Xhonatan Pano, i ftuar në emisionin Quo Vadis ka komentuar votimin e djeshëm të projektligjit për barazinë gjinore.

Ai tha se, sipas një sondazhi të zhvilluar pak kohë më parë, ku morën pjesë 10 mijë shqiptarë, 91.1% e tyre janë pro familjes tradicionale madje edhe kundër integrimit në BE nëse kushti do të ishte lejimi i martesave brenda të njëjtit seks.

Pjesë nga biseda:

Pano: Ne kemi bërë një anketë kombëtare me mbi 10 mijë persona. Për një anketë të tillë do të mjaftonin rreth 4 mijë persona, por në më pak se 20 orë morën pjesë 10 mijë vetë që u përgjigjën.

Gazetarja: Për çfarë u pyetën?

Pano: Për konceptin e familjes. 97% e shqiptarëve e përcaktojnë gjininë mashkull dhe femër, si dhe familjen tradicionale. 96% mendojnë se përcaktimet “prindi 1” dhe “prindi 2” do të krijonin konfuzion. 92.1% janë kundër legalizimit të martesave të së njëjtës gjini. Ndërsa 91.1% e të anketuarve janë shprehur se, nëse martesat e të njëjtit seks do të ishin kusht për integrimin në BE, atëherë ata nuk do ta dëshironin integrimin.

 

Lini një Përgjigje