Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku të ftuar ka kandidatët socialistë për 5 bashkitë që shkojnë në zgjedhje të dielën.
Gjatë bisedës me ta, Rama ironizoi PD-në teksa tha se nuk di se kujt do t’ia lërë hallin në derë, referuar faktit se ajo po mbështet kandidatë të pavarur.
Kandidatët socialistë që të dielën do të përballen me kandidatët e pavarur të mbështetur nga opozita, nuk kanë asnjë dyshim tek fitorja e thellë për PS u shpreh Rama.
Pjesë nga biseda:
Bruna Mersini: PD ia dha firmat Dionisit (kandidatit të pavarur). Ndodhin këto. Ata nuk bëjnë fushatë se thonë se ne e mbështetëm por nuk është e PD. Dmth një i pavarur që nuk është as i varur.
Edi Rama: Hall i madh që një parti ka siklet ti vërë fytyrën e vet një sfide dhe përdor fytyrat e të tjerëve dhe ndërkohë që këta që ia japin fytyrën borxh kësaj partie dhe bëjnë sikur janë të pavarur dhe ata bëjnë që sikur e mbështesin.
Ervin Ceca: Në Berat pak a shumë e njëjta historii. Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, zotëri që është larguar prej 30 vitesh nga qyteti, jeton këtu në Tiranë. Ka kandiduar edhe herë të tjera si i pavarur.
Edi Rama: E mbështesin këta.
Ervin Ceca: E mbështesin në thonjëza. Por është shumë larg asaj, nuk ka lidhje me qytetin.
Edi Rama: Halli i PD është, ndjesë pastë, është kujt t’ia lëmë humbjen në derë.
Lini një Përgjigje