TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2025, 07:40

Kuvendi e miratoi, njihuni me ndryshimet në projektligjin për barazinë gjinore

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi e miratoi, njihuni me ndryshimet në projektligjin për
Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Mbrëmjen e djeshme, me 77 vota pro dhe 36 kundër është miratuar në Kuvend projektligji i shumë diskutuar e kundërshtuar për barazinë gjinore.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme përfaqësues të komuniteteve fetare, protestuan para Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për barazinë gjinore, që sipas organizatorit Akil Pano, ky ligj është kriminal dhe kundër familjes.

Me pankarta në duar pro familjes si; “Martesa burrë grua”, “Ka vetëm dy gjini, mashkull femër” , “Nëna është grua”, qytetarët shprehën kundërshtinë ndaj këtij projektligji, që sipas tyre cenon familjen tradicionale shqiptare.

Sipas protestuesve shqetësues është fakti i orientimit i fëmijëve drejt përzgjedhjes seksuale, pasi ata theksojnë disa nene të tij për ideologjizimin e fëmijëve, duke ndryshuar dhe transformuar kurrikulat shkollore.

Por çfarë parashikon ndryshimet që u miratuan në projektligj:

"Përkatësi e shumëfishtë” do të quhet ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të ndryshme të parashikuara në legjislacioni në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi.

"Gjini" nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat.

Më herët, këto 2 nocione përkufizoheshin në ligj si më poshtë: 

"Përkatësi e shumëfishtë" ndërlidhja/kombinimi i gjinisë me karakteristika të tjera si mosha, aftësia e kufizuar, prejardhja e imigrantëve, etnia, orientimi seksual ose prejardhja socio- ekonomike, 

"Gjini" sipas këtij ligji ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore.

kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

Lini një Përgjigje