TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 22:23

Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Begajt, miratohen anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Begajt, miratohen

Kërkesa e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj, është rrëzuar nga mazhoranca.

Me 77 vota kundër dhe 26 pro, kërkesa e PD-së u rrëzua me shumicë votash, duke ndrëprerë kështu edhe nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit Begaj.

Kujtojmë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, më 15 tetor kërkoi nisjen e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke u mbështetur në pikën 2 të nenit 90 të Kushtetutës, me argumentin e “shkeljes së rëndë të Kushtetutës”.

Kërkesa e Presidentit në Kushtetuese për sqarimin e mandatit të anëtarëve të kësaj gjykate, dekretimi i Diellës ministre, dekretimi i ligjit për komisionet hetimore ishin ndër arsyet për të cilat PD-ja kërkonte që Begaj të mos ishte më kreu i shtetit.

Ndërkohë PD e PS bashkuan votat duke miratuar anëtarët e Komisioni të Reformës Zgjedhore. Vendimi kaloi me 105 vota. 

Lini një Përgjigje