TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2025, 10:35

Vendimi i Kushteteses për Veliajn, Rama hidhet në sulm: Skandal! Tirana nuk mund të mbetet jetime!

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi i Kushteteses për Veliajn, Rama hidhet në sulm: Skandal!
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim”, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.

Sipas Ramës, vendimi ishte një skandal, pasi Tirana nuk mund të mbetet pas një drejtues.

Rama tha se Kushtetuesja pas këtij vendimi duhet të lirojë kryebashkiakun dhe ta lejojë të gjykohet në gjendje të lirë në mënyrë që të vijojë punën, ndërsa hodhi poshtë të gjithë zërat lidhur me arsyet që e çuan qeverinë dhe PS drejt vendimit për shkarkimin e Veliajt.

“Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua ti ri nënvizoj, pasi e kam shprehur. Siç duket dhe nuk është hera e parë, unë nuk i paskam kapur të tëra pushtetet, është gjë e mirë që duhet ta pranojnë dhe ata që e kundërshtojnë jo mbi të vërtetat, por mbi të pavërtetat. Tirana nuk do ketë zgjedhje deri në 2027 dhe kushtetuesja mendon se dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë këtu jemi përballë një disproporcioni të dyfishtë, të mbajtjes së tij në qeli në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të tij si person dhe si i zgjedhur për të drejtuar qytetin, por edhe dispropozcioni në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo

Çdo njeri normal që nuk sheh tek qëndrimi i Kushtetueses një qëndrim të verbër kundër qeverisë në dëm të madh të Tiranës, por një qëndrim të vendosur  parimor, nuk ka se si të mos presë që me të njëjtën parimësi, kur të gjykojë paraburgimin e tij, Kushtetuesja ta kthejë Erion Veliajn në detyrë, për të vijuar procesin gjyqësor në gjendje të lirë apo jo. Edhe kjo është gjeja më normale. E para dhe e dyta janë të sigurta, e treta mbetet për tu parë.

Çfarëdo është thënë, nuk ka thënë të vërtetën lidhur me arsyen e shkarkimit të kryetarit të bashkisë nga qeveria, si rrjedhojë e vendimit të marrë nga PS në Këshillin Bashkiak. E vërteta është e thjeshtë, Tirana duhet drejtuar, Tirana nuk mund të jetë një trup pa kokë, kryeqyteti i Shqipërisë ka nevojë për të zgjedhurin e vet mbi krye. Kështu që kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se përtej teorive të konspiracioneve, kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë. Ky është një skandal, skandal për të cilin qytetarët e Tiranës paguajnë një kosto”, tha Rama.

Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Me një vendim 5 vota pro e 3 kundër, Gjykata Kushtetuese rrëzoi me 3 Nëntor vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Barjam Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Kushtetuesja argumentoi se Veliaj nuk u pyet duke iu mohuar një proces i rregullt ligjor. Ndërsa thekson se një kryebashkiak mund të shkarkohet vetëm sipas nenit 115 të ligjit themeltar për një shkelje të rëndë.

vendimi i kushteteses për veliajn rama thyen heshtjen

2 Komente

  1. P
    Propaganda

    Doli teatri. Vendimin e Kushtetueses e ndikoi Rama. Dhe tani thotë të çojë Lali hajdutin në detyrë.

    1. T
      Tirana

      GjK nuk amnistoi K/bashkiakun e Tiranes por vleresoi si te parregullt dhe jo ne perputhje ligjore Kushtetuese proceduren e shkarkimit te tij. Po keshtu, per pasoje, edhe vendimi i presidentit qe eshte bazuar ne kete procedure te shvleresuar behet nul. Per me teper Presidenti ne dijeni te padise se K/bashkiakut, sipas garancise juridike, nuk duhej te emetonte vendimin deri ne momentin qe do te shprehej GjK. Ketu nuk duhet te bejme konfuzion. GjK nuk ka per detyrim dhe komptence se cfare do te behet me tej me qeverisjen e Bashkise se Tiranes. As me fatin e K/bashkiakut. Deri ketu e ka hapin. Keto ngerce duhet te parashikohen ne ligjet per zgjedhjet dhe pushtetin vendor se si duhen zgjidhur. Dhe ligjet i ben Kuvendi… Cdo zgjidhje subjektive extraligjore apo extraproceduriale do t’i ngateronte me keq situatat. Personalisht edhe une mendoj se Bashkia e Tiranes ka nevoje per nje drejtim te ri per qytetaret dhe jo per korrupsionin. Por deshira eshte deshire dhe vetem zbatimi i ligjit garanton stabilitet dhe perspektive pozitive. Perndryshe krijohet kaos, e drejta nuk garantohet dhe ujku mjegull do…

      Lini një Përgjigje