TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2023, 16:46

Përfundon rinumërimi për bashkinë Kuçovë, nuk ndryshon rezultati

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon rinumërimi për bashkinë Kuçovë, nuk

Rinumërimi i kutive të votimit për bashkinë e Kuçovës në Kolegjin Zgjedhor ka përfunduar. Gjatë ditës së sotme janë rinumëruar 18 kuti në Kuçovë, por rezultati nuk ka ndryshuar.

Kryebashkiaku Kreshnik Hajdari vazhdon të mbetet kandidati fitues i Partisë Socialiste. Ndërkohë që kandidati i 'Bashkë Fitojmë' Lefter Maliqi është në vend të dytë.

Ndryshimi nga rezultati i 14 majit është 9 vota më pak për PS, 4 më pak për Bashkë Fitojmë dhe 2 më pak për PD.
Katër grupe numërimi u organizuan pranë kolegjit zgjedhor për rinumërimin e 18 kutive në bashkinë e Kuçovës.

Pala paditëse, avokati i kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, kërkoi mosfillimin e procesit të numërimit pasi pretendon se nuk janë procesverbalet e plota në kutinë e materialeve zgjedhore që tregojnë sa ka qenë numri total i votave dhe nëse përkon me numrin aktual të votave që gjenden në kuti.

Seanca u ndërpre dhe iu la kohë përfaqësueses së KQZ-së për të gjetur materialet. Gjatë ndërprerjes pati përplasje mes Lefter Maliqit dhe sekretarit të përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkajt.

Lini një Përgjigje