
Në seancën e sotme parlamentare ka pasur debate midis opozitës dhe mazhorancës. Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlament, Elisa Spiropali iu përgjigj komenteve të deputetit të PD, Flamur Noka, i cili tha se ajo sillet si aktore dhe akuzoi se Shqipëria qeveriset nga mafia.
“Kam një problem se nuk e dëgjoj dot valëvitjen e flamujve të disfatave tuaja elektorale por edhe ato që thotë Flamuri më të svjerdhura edhe ato gënjeshtrat e opozitës dhe më të pavlera sa edhe vetë kusuri elektoral që do marrin.
Meqë përmende teatrin, dua të them se perdja e Makbethit të tij ka rënë. Për ata që shohin me sytë e të tjerëve nuk shohin që shfaqja ka mbarur. Shekspiri ka një ngushëllim për ju Flamur; s’ka natë që s’ka të gdhirë sado qoftë e gjatë. Kështu që duroni”, tha Spiropali.
Noka, tha se SPAK duhet të flasë në emër ë drejtësisë dhe jo të partisë. Ai theksoi se SPAK duhet të pyesë Veliajn se ku shkuan 130 milionë euro të inceneratorëve. Noka tha se SPAK ka dy rrugë, ose të pushojë dosjen e hetuar nga Dumani për Ahmetajn, ose të arrestojë Veliajn.
“Elisa Spiropali sillet si aktore. Spiropoali bën vetëm aktrim. Nuk ka aktrim që shpëton Ramën dhe Veliajn në situatën që ndodhen. Rama dhe Veliaj janë të përfshirë në korrupsion dhe në krim. Opozita ka bërë me dije se në Shqipëri qeveris mafia. Këtë kanë nisur ta thonë mediat ndërkombëtare”, tha ai.
Lini një Përgjigje