TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2025, 16:39

PD: Rama po përdor drejtësinë për të goditur Ballukun

Shkruar nga Pamfleti

PD: Rama po përdor drejtësinë për të goditur Ballukun

Partia Demokratike ka reaguar pas masës së dhënë nga GJKKO ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku. Kjo e fundit u pezullua nga detyra dhe ju ndalua dalja jashtë shtetit. 

Por sipas PD, ky është një skenar i Edi Ramës. Përmes një deklarate për mediat, PD shprehet se Rama po përdor SPAK për të goditur zëvendësen e tij. Sipas PD, ai që duhet të ndëshkohet është Rama, të cilit i kërkohet dorëheqja.

Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe njëherë se, njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit. Ai e trajtoi zëvendësen e tij, prapa shpinës së të cilës ‘kishte ngrënë dardha’ si dëm kolateral, si një e keqe prej së cilës duhet të shpëtonte sa me parë, nga frika se ajo po e merrte me vete dhe duhej larguar, jo nga ai, por kushdo tjetër, me një qëllim të vetëm, shpëtimin e karriges, pushtetit dhe kokës të vet”, shprehet PD.

Sipas PD, nuk ka alternativë tjetër veç dorëheqjes së Edi Ramës. Më tej është parlajmëruar se foltorja para Kryeministrisë nuk do të ndalet.

Kjo e bën misionin e Foltores qytetaro-parlamentare edhe më jetik, kjo e bën lëvizjen opozitare një kërkesë të kohës, kjo e bën rrëzimin e narko-qeverisë një domosdoshmëri kombëtare”, thekson PD.

Lini një Përgjigje