TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Nëntor 2025, 15:54

Balluku prej 3 orësh në Kryeministri, takimit i bashkohet edhe Ulsi Manja

Shkruar nga Pamfleti

Balluku prej 3 orësh në Kryeministri, takimit i bashkohet edhe Ulsi

Zv/kryeministrja Belinda Balluku prej gati 3 orësh ndodhet në një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama.

Takimi erdhi pas masës së sigurisë që u dha nga Gjykata e Posaçme, e cila vendosi pezullimin e saj nga detyra dhe i bllokoi pasaportën. Po ashtu SPAK ka vendosur të zgjerojë hetimet duke shkuar te Unaza e Madhe e Tiranë.

Pas këtyre zhvillimeve, Balluku u pa në Kryeministri dhe prej 3 orësh ndodhet atje. Ndërkohë pak më parë u pa ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili mesa duket i është bashkuar takimit. Nuk dihet se çfarë do të sjellë ky takim dhe nëse do të kemi zhvillime sa i takon postit të Ballukut.

Lini një Përgjigje