TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 21:49

PD përmbysi Lezhën, Pjerin Ndreu qetëson socialistët: S’ka asnjë arsye për panik, mandati i katërt është i yni

Shkruar nga Pamfleti

PD përmbysi Lezhën, Pjerin Ndreu qetëson socialistët:

Pas raportimeve se Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në qarkun e Lezhës, duke dalë përkohësisht forcë e parë, ka reaguar menjëherë kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Ndreu thekson se nuk ka arsye për alarm dhe se rezultati përfundimtar do jetë në favor të socialistëve. Ai sjell si argument diferencën në Bashkinë e Lezhës, avantazhin në votën e emigrantëve dhe rikthimin e votës në Kurbin.

"S’ka asnjë arsye për panik! Lezha si Bashki është 1100 para tani! Dhe do e thellojë rezultatin final!

Rreth 300 vota me 8 kuti jemi para në emigracion! Rezultati do thellohet deri +1500! Kurbini po rikthehet bindshëm! 4-3 për PS është e pandalshme!", shprehet ai.

Lini një Përgjigje