TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 21:38

Kukësi, qarku i parë ku mbyllet numërimi; ja deputetët që sigurojnë mandatin

Shkruar nga Pamfleti

Kukësi, qarku i parë ku mbyllet numërimi; ja deputetët

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar praktikisht procesi i numërimit të votave, pasi ka mbetur vetëm një kuti e pambyllur, që nuk pritet të ndikojë në ndarjen përfundimtare të mandateve.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 18,703 vota, duke siguruar 3 mandate, dhe konfirmuar Kukësin si bastion të djathtë.

Partia Socialiste ka arritur të marrë 10,884 vota, që përkthehen në 2 mandate, duke ruajtur një prani minimale në një qark që historikisht ka qenë i orientuar nga e djathta.

Megjithëse pa ndikim në ndarjen e mandateve, Partia Socialdemokrate (PSD) ka grumbulluar një shifër të konsiderueshme prej 5,018 votash, duke treguar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, por pa mundur të sigurojë përfaqësim parlamentar.

Partitë e reja si:

Lëvizja Bashkë – 103 vota

Nisma Shqipëria Bëhet – 224 vota

Partia Mundësia – 237 vota

kanë pasur një rezultat të papërfillshëm, duke treguar se qarku i Kukësit mbetet i dominuar nga politika tradicionale, me pak hapësirë për alternativat e reja politike.

Tashmë ka nisur numërimi dhe për kandidatët, ku te PD udhëheq Elvira Peka me 1192 vota, ndërkohë nga listat e mbyllura, kanë siguruar mandat deputeti Flamur Hoxha nga Partia Demokratike dhe Eduard Shalsi nga Partia Socialiste.

Kukësi, qarku i parë ku mbyllet numërimi; ja deputetët

 

Lini një Përgjigje