
PD përmbys Lezhën, shkon në 52 mandate në rang vendi...
Procesi i numërimit në nivel kombëtar ka arritur në 3538 kuti të numëruara nga 5225, ose rreth 67.7% e totalit, dhe tashmë ndarja e mandateve jep një pamje të qartë të konfigurimit të ardhshëm parlamentar.
Partia Socialiste e Shqipërisë është në rrugë të sigurt drejt një shumice absolute në Kuvend me 82 mandate dhe 483,503 vota të grumbulluara.
Në krahun tjetër, Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 314,508 vota, që përkthehen në 52 mandate. Pak më parë PD ka përmbysur Lezhën duke marrë 4 mandate atje dhe për pasojë PS zbriti nga 83 në 82, ndërsa PD u rrit nga 51 në 52.
Edhe pse opozita e bashkuar ka tentuar të rikuperojë terren, ajo duket se nuk ka arritur të bindë votuesit për një alternativë serioze qeverisëse, duke mbetur në një pozicion të dytë pa ndikim vendimtar në procesin politik.
Risi e kësaj legjislature është hyrja në Kuvend e disa forcave të reja politike, që ndonëse me mandate të pakta, përfaqësojnë elektorate të ndryshme dhe kritike ndaj sistemit aktual:
Partia Socialdemokrate (PSD) – 33,593 vota – 3 mandate
Partia Mundësia – 26,331 vota – 1 mandat
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”– 32,526 vota – 1 mandat
Lëvizja Bashkë (Qori) – 12,256 vota – 1 mandat
Këto mandate të shpërndara përbëjnë një sinjal të qartë për dëshirën e një pjese të elektoratit për të dalë nga dypartizmi klasik dhe për të çuar në Kuvend zëra të rinj, më kritikë dhe më aktivistë. Por sistemi nuk dha shumë mandate.
Por duke qenë se kemi lista të hapura dhe të mbyllura, ende nuk dihet fiks se si do të konfigurohet Parlamenti. Megjithatë deri më tani kemi 93 emra që thuajse e kanë të sigurt mandatin e deputetit, të dalë nga listat e mbyllura.
Ndërkohë ka betejë të fortë te listat e hapura. Te lista e hapur kanë dalë disa emra që kanë siguruar tashmë mandat, por duke qenë se numërimi vijon, ata nuk po i fusim. Nga ana tjetër PD, në Elbasan dhe në Fier ka humbur kandidatë edhe nga listat e mbyllura.
Disa prej emrave që kanë të sigurt mandatin
Tiranë (PS 18 mandate, PD 14, PSD 1, Mundësia 1, Shqipëria Bëhet 1, Lëvizja Bashkë 1)
PS
1. Edi Rama
2. Ogerta Manastirliu
3. Elisa Spiropali
4. Lindita Nikolla
5. Taulant Balla
6. Adea Pirdeni
7. Albana Kociu
8. Igli Hasani
9. Delina Ibrahimaj
10. Ilva Gjuzi
11. Iris Luarasi
12. Erjon Malaj
PD
1. Sali Berisha
2. Edi Paloka
3. Albana Vokshi
4. Belind Këlliçi
5. Flamur Noka
6. Jozefina Topalli
7. Besart Xhaferri
8. Fatmir Mediu
9. Erisa Xhixho
10. Klevis Balliu
11. Mesila Doda
12. Tedi Blushi
PSD- Albana Pëllumbi
Mundësia- Agron Shehaj
Lëvizja Bashkë- Redi Muçi
Shqipëria Bëhet- Ana Dajko
Durrës (PS 8 mandate, PD 6)
PS
1. Klodiana Spahiu
2. Milva Ekonomi
3. Loer Kume
4. Skënder Pashaj
5. Aurora Mara
PD
1. Oerd Bylykbashi
2. Gent Strazimiri
3. Manjola Luku
4. Artan Luku (PAA)
5. Igli Cara
Dibër (PS 3 mandate, PD 2)
PS
1. Blendi Klosi
2. Alma Selami
PD
1. Xhelal Mziu
2. Denisa Vata
Elbasan (PS 10 mandate, PD 4)
PS
1. Arbjan Mazniku
2. Bora Muzhaqi
3. Adi Qose
4. Evis Kushi
5. Ermal Elezi
PD
1. Tomor Alizoti
2. Edmond Haxhinasto
3. Klodjana Çapja
4. Blendi Himçi
(Aurel Bylykbashi mbetet jashtë)
Fier (PS 12 mandate, PD 4)
PS
1. Belinda Balluku
2. Erion Mile
3. Ceno Klosi
4. Zaira Gjika
5. Ramion Kurti
PD
1. Gazment Bardhi
2. Luan Baçi
3. Eduart Sharka
4. Brunilda Haxhiu (futet si kuotë gjinore)
(Saimir Korreshi mbetet jashtë)
Gjirokastër (PS 3 mandate, PD 1)
PS- Mirela Kumbaro
PD- Tritan Shehu
Korçë (PS 6 mandate, PD 4 )
PS
1. Niko Peleshi
2. Romina Kuko
3. Genti Lakollari
PD
1. Ivi Kaso
2. Ledina Alolli
3. Bledion Nallbati.
Kukës (PD 2 mandate, PS 1)
PS- Eduard Shalsi
PD- Flamur Hoxha
Lezhë (PS 3 mandate, PD 4)
PS
1. Ulsi Manja
2. Ermal Pacaj
PD
1. Agron Gjekmarkaj
2. Elda Hoti
Shkodër (PD 5 mandate, PS 4, PSD 2)
PD
1. Luçiano Boçi
2. Greta Bardeli
3. Ramadan Lika
4. Kliti Hoti
PS
1. Marjana Koçeku
2. Onid Bejleri
3. Xhenis Çela
4. Bujar Rexha
PSD
1. Tom Doshi
2. Sabina Jorgo
Vlorë (PS 8 mandate, PD 4)
PS
1. Blendi Çuçi
2. Zamira Sina
3. Erjona Ismaili
4. Pirro Vëngu
PD
1. Bujar Leskaj
2. Vangjel Dule
3. Ina Zhupa
4. Atird Hoxha
Lini një Përgjigje