
Nikoll Lesi "parashikoi" se fati i Ervin Salianjit do të jetë si i shumë eksponentëve të PD ndër vite. Ai shtoi se Berisha i ka nxjerrë si grupe armiqësore duke i zhdukur nga partia.
Lesi tha gjithashtu se PD nuk mund të vijë më në pushtet, ndërsa theksoi se fundi i opozitës do të jetë i njejtë me fundin biologjik të Berishës.
Biseda në studio:
Nikoll Lesi: Kështu ka bërë doktori që në 1992. Nxirrte grupet armiqësore. Madje edhe Azem Hajdarin e përjashtuan nga PD njëherë. Kështu ka punuar pastaj me grupe të tjera armiqësore. Pra Salianji do të përfundojë si fati i gjithë grupeve armiqësore. Këtë metodë ka, nuk pranon doktori. Ai kur tha është vetëpërjashtuar, nuk ka vetëpërjashtim.
Ergys Mërtiri: Por sot Berisha nuk është ai që ka qenë, pjesa më e madhe e elektoratit të tij janë të dëshpëruar. Berisha tani duhet të përballet me një të vërtetë, që një pjesë e madhe e votuesit të PD do ndryshim.
Nikoll Lesi: Doktori ikën bashkë me PD-në në botën tjetër, se doktori vdes 105 vjet, por doktori e merr PD-në me vete andej, nuk e lëshon PD-në doktori.
Ergys Mërtiri: Po, por kjo do të krijojë krisje të madhe aty, do ta katandisë partinë në kioskë.
Nikoll Lesi: Fakti që kandidon në prill dhe fiton, shkon deri 86 vjeç, e me rradhë. Për mua kështu ndodh, PD vdes me doktorin.
Andi Tela: Derisa doktori thotë jam misionar dhe do kandidoj prapë, atje do të jetë në krye të PD-së. Salianji nëse do të bëjë luftë dhe është në gjendje të krijojë një grup njerëzish, le ta bëjë, çështje force është kjo.
Mendimi I Andi Teles me duket me realist. Saliu e mban partine me dhune. Keshtu e mori 5 vjet me pare e keshtu duhet ta lere. Kjo krijon premisa per tu prere orekset aventuriereve politik, ne te ardhmen.