TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Janar 2026, 22:18

"Si mund të kërkosh rrëzimin e Ramës kur ke bashkuar votat me të?", Alibeaj: Aksionet e Berishës, pa vlerë

Shkruar nga Pamfleti

"Si mund të kërkosh rrëzimin e Ramës kur ke bashkuar

Enkelejd Alibeaj ka treguar arsyet pse nuk mori pjesë në protestën e thirrur nga Sali Berisha të shtunën. Ai e ka cilësuar jo si një protestë qytetare, por si një miting të pastër partiak.

Alibeaj u shpreh se aktiviteti tregoi një element të qartë: Partia Demokratike mbetet një forcë e madhe financiare.

Sipas tij, protesta ishte e pabesueshme politikisht, pasi dy ditë më parë e njëjta forcë politike kishte votuar bashkë me mazhorancën për disa vendime kyçe, përfshirë reformën zgjedhore dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

“Si mund të kërkosh rrëzimin e kryeministrit kur pak ditë më parë ke votuar bashkë me të?”, pyeti Alibeaj në “A2 CNN”.

Ai ironizoi premtimet e përsëritura të opozitës për “kilometrin e fundit” të Ramës, duke thënë se sipas këtyre premtimeve, kryeministri “ka rënë” disa herë që prej vitit 2022.

Alibeaj theksoi se protestat masive nuk e rrëzojnë qeverinë dhe se kjo e fundit nuk pati as impakt publik, as ndërkombëtar.

Sipas tij, protesta shërbeu më shumë për të konsoliduar autoritetin e Berishës brenda PD-së dhe për të neutralizuar lëvizjet e brendshme kritike.

Lini një Përgjigje