TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2024, 21:58

Pas tërheqjes së SPAK, Ilir Meta lë hotelin dhe kthehet në Gjirin e Lalëzit: Vajta dje, por pashë shumë pak njerëz!

Shkruar nga Pamfleti

Pas tërheqjes së SPAK, Ilir Meta lë hotelin dhe kthehet në

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po zhvillon politika që nxisin largimin e njerëzve nga vendi.

Në një interviste për emisionin 3D me Alban Dudushin në RTSH, Meta tha se lufta e tij është kundër shpopullimit dhe se pjesë e 5 prioriteteve të Partisë së Lirisë është edhe ndjekja e politikave të caktuara që do të rikthejnë në vend 4 milionë shqiptarë plus.

Më tej ai tregoi pa vetëdije se pas tërheqjes nga SPAK, i ka rregulluar marrëdhëniet me Monika Kryemadhin. Kjo pasi ai rrëfeu se dje ishte tek vila në Gjirin e Lalëzit e cila është në emër të Monikës, duke pasur parasyshë se deri para pak ditësh flitej se ai flinte në një hotel në Tiranë. 

“Vajta dje në Gjirin e Lalëzit se kisha kohë pa kaluar dhe pash shumë pak shqiptarë atje. U shqetësova shumë. Ne e duam vendin tonë të jetë me shqiptarë, ata të jenë në vendin e tyre, të ndihen zot të fateve të tyre, ky është problemi im. Lufta ime është kundër shpopullimit të Shqipërisë me 4 milionë shqiptarë plus. Prandaj na duhen 5 prioritete e PL që të shkojmë atje. Në kohën e Berishës njerëzit filluan u kthyen dhe erdhën nga Greqia në Shqipëri. Nuk ka lidhje me krizën, u bë liberalizmi i vizave nuk ikën njerëzit. Tani po ndiqet një program i qartë për rraskapitjen e shqiptarëve dhe largimin e tyre, për shkatërrimin e shtresë së mesme që të shkatërrohet edhe vetë demokracia dhe llogaridhënia”, tha Meta.

Lidhur me reformën në drejtësi, ku sot e akuzon si të kapur nga kryeministri Edi Rama, Meta tha se u bë falë vullnetit të tij.

“140 vota i ka bërë Ilir Meta dhe ka marrë me shkrim nga Kongresi Amerikan falënderime të përzemërta”, tha ai.

Lini një Përgjigje