
Pasi tentoi të “eliminonte politikisht”, Rama kërkon lirimin e Veliajt...
Pas “shuplakës” që mori nga Gjykata kushtetuese, e cila rrëzoi puçin për të “vrarë politikisht” Erion Veliajn, Edi Rama ka ndërruar pllakë.
Kreu i qeverisë ka mbajtur një dëgjesë me banorë dhe përfaqësues të PS në njësinë nr.5 në Tiranë, në kuadër të prezantimit të buxhetit. Rama u ndal dhe te buxheti për Bashkinë e Tiranës, ku padyshim foli për faktin që kreu i saj ndodhet në qeli. Duket se kreu i PS ka ndërrua totalisht kurs, pasi u duk qartë se ai donet të “lante duart” me Veliajn, por tani duket sikur e merr në mbrojtje.
“Ishin gjërat që unë doja të prekja nga buxheti i përgjithshëm. Ndërkohë që ka dhe një buxhet tjetër që është buxheti i Bashkisë së Tiranës, ëh, që normalisht dëgjesat do t'i bënte kryetari i bashkisë. Por, kryetarin e Bashkisë së Tiranës e kemi në burg, pa gjyq. Dhe në ndërkohë jemi në një paradoks shumë të madh. Kur kryetari i Bashkisë së Tiranës u mor edhe u tërhoq nga zyra për t'u futur në qeli si i paraburgosur, gjë që ndodh normalisht sipas ligjit vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm. Unë e thashë publikisht që kjo është disproporcionale. Çdo njeri në Shqipëri, në çfarëdo pozicioni, nëse duhet hetuar, duhet hetuar. Por çdo njeri në Shqipëri dhe në të gjithë botën demokratike, deri kur gjykata e nxjerr fajtor, është i pafajshëm. Ama nuk diskutohet që në qoftë se njeriun e merr edhe e fut brenda dhe pastaj lëshohen të gjitha llojet e hienave dhe të gjithë llojet e klounëve të cirkut politik dhe mediatik për t'i bërë gjyqin, atëherë patjetër që ndodh siç ndodhte dikur, vjen njëherë dënimi publik, pastaj vjen dhe pjesa tjetër”, tha ai.
Rama tentoi të justifikojë kërkesën për shkarkimin e Veliajt me argumentin se Bashkia është shumë vështirë të qeveriset nga nënkryetarët. Por në fakt plani i tij ishte tjetër, ai donte besniken e tij Ogerta Manastirliu dhe përmes saj ta qeveriste vetë bashkinë. Po ashtu të eliminonte politikisht Veliajn.
“Gjithsesi, më pas, duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit nuk e nxorën kryetarin e bashkisë që të vazhdojë të kryejë detyrën dhe paralelisht të bëjë procesin, ne menduam që Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit. Po bëjnë maksimumin ata që drejtojnë sot këtu, janë nënkryetarët e bashkisë. Kryetarja në detyrë nuk ishte sot në Shqipëri, për arsye pune, po po bëjnë maksimumin, por nuk është e njëjta gjë. Dhe për këtë arsye ne menduam, në respekt të plotë sipas nesh të ligjit, sepse ligji thotë, Kushtetuta më saktë, thotë dy gjëra të ndryshme: tjetër për deputetin, tjetër për të zgjedhurin lokal. Për deputetin thotë, pa arsye, kur mungon pa arsye. Për të zgjedhurin lokal nuk e thotë fare”, tha ai më tej.
Rama u ndal dhe te vendimi i Kushtetueses, ku bie në sy fakti se nuk e kritikon gjykatën, ndryshe nga sa jemi mësuar në rastet kur ajo ka vendosur kundër qeverisë (rasti i Olta Xhaçkës)
“Gjykata Kushtetuese doli me një vendim tjetër, nga i yni. Nuk kam asnjë arsye të dyshoj që e kanë parë nga një këndvështrim i arsyeshëm, pavarësisht se i kundërt me këndvështrimin tonë. Mirëpo, tani duhet të zgjidhin, sepse kanë thënë që kryetari i bashkisë është në pamundësi ta ushtrojë detyrën, por nuk mund të bëhen zgjedhje sepse ai është kryetar bashkie. Okej, jepini mundësinë ta ushtrojë detyrën. Bukur. Kur të vijë atje që të kërkojë të lirohet, që të vazhdojë detyrën, shpresoj që Gjykata Kushtetuese t'i rrijë besnike vetes së vet dhe t'i japë mundësinë të vazhdojë detyrën”, tha Rama. /Pamfleti
Por deklaratat e Ramës janë hi syve, pasi realiteti është se pati përplasje të forta mes Ramës dhe Veliajt. Kryeministri shkoi deri në kërcënime e shantazhe dhe shkarkimi ishte kulmi. Por tani e ka në dorë Veliaj bashkinë. Nëse ai do mund t’ia heqë autorizimin Anuela Risanit dhe të autorizojë të ushtrojë funksionet e tij kë të dojë. Pra tani Ram, po mundohet të tregohet sikur i “dhimbset barku”, por në fakt nuk ka asnjë rrugë tjetër.
Ky legen është i peshtire dhe mashtrues.
Zotëri Rama është një udhëheqës i veçantë, një talent basketbolli, pikture, drejtues programi radio/tv, dhe më e rëndësishmja, kryministër i pashoq. Njerëzit e kanë lakmi ose e admirojnë. Unë jam i mahnitur.
"Zdryp se t'vrava / hyp se t'vrava!" - "Gjenialiteti" profesional i z. Ilir Rusmajli sugjestionoi/rekomandoi/"urdheroi" ne letren shoqeruese dhe para Gjykates Kushtetuese se kjo ceshtje do duhet te gjykohet e te zgjidhet nga Gjykata Administrative, sepse mungesa e Kryebashkiakut Veliaj e tille eshte = ceshtje admnistative ... . ----- Ne kushtet kur Gjykata Kushtetuese u shpreh ne lidhje me procedurat dhe te drejtat e shklelura per z. Erion Veliaj lind pyetja: perse Kryeministri Edi Rama, Qeveria e drejtuar prej Tij, Keshilli Bashkiak i Tiranes dhe keta 'llapangjoze' te kudondodhur, nuk i drejtohen Gjykates Administrative, por bejne sikur po sfidojne Gjykaten Kushtetuse kur ajo nuk ka me tager per cfare keta kerkojne ta bejne pis me cdo kusht, me nje 'populizem' sa banal, aq edhe vulgar - tipik i "Leader-it Max" ?!