
Kryeministri Rama ka folur lidhur me rritjen e pagës minimale si dhe rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e shtetit.
Gjatë një dëgjesë me banorët e njësisë nr.5 në Tiranës, ai njoftoi rritjen e pagës minimale në 500 euro ndërsa shtoi se për nëntë muajt e parë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve që marrin pagë nën këtë nivel do të paguhen nga qeveria.
Rama deklaroi se rritja e pagës minimale do të shoqërohet me rritje të përgjithshme të pagave si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
Kryeministri përmendi punonjësit e shëndetësisë, mësuesit dhe efektivët e policisë, ku këta të fundit do të përfitojnë gjithashtu nga shtesa për vjetërsinë në punë, çka do të sjellë rreth 50 euro më shumë për gradat e ulëta.
“Paga minimale do jetë 500 euro. 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të atyre që e kanë pagën nën 500 euro do paguhen nga qeveria. Përtej pagës minimale do të rriten edhe pagat e tjera, do vazhdojnë të rriten pagat për të gjithë punonjësit e shtetit.
Por siç ka ndodhur në të kaluarën, rritja e pagës minimale të rrisë më lartë edhe të tjerat në sektorin privat. Do të përfitojnë punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, të policisë, që për hir të së vërtetës kanë pasur disa problematika që më në fund marrin zgjidhje sepse do përfitojnë edhe vjetërsinë në punë. Vetëm kjo përkthehet në 50 euro plus për gradat e ulëta”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje