
Pasi i bëri qokën e radhës Ilir Metës, Sali Berisha nuk ka harruar as aleatin historik Fatmir Mediu.
Zbulohen deputetët demokratë që kryetari i Partisë Demokratike i ka “huazuar” Fatmir Mediut për të krijuar grupin e tij parlamentar.
Grupi i tretë kuvendor opozitar:
Fatmir Mediu, PR
Vangjel Dule, PBDNJ
Greta Bardeli PD
Denisa Vata PD
Zija Ismaili PD
Artan Luku, PAA
Fidel Kreka PD
Mesila Doda e PDIU-së ka zgjedhur te mos jetë pjesë e grupit në përbërje të së cilit është edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Opozita do të përfaqësohet në legjislaturën e re me tre grupe kuvendore, ndërsa aleatët të cilët siguruan një ulëse në Kuvend për shkak se u vendosën në listën e sigurt të PD, tashmë do të përfitojnë dhe benefitet që i jep të pasurit e një grupi parlamentar: nga përfitimet financiare, tek minutazhi që gëzon opozita në Parlament apo dhe pjesëmarrja në delegacionet jashtë vendit./TCH
Lini një Përgjigje