TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2023, 18:45

Pas makinacioneve në Tiranë, Alex Soros “drejton” axhendën e Shqipërisë edhe në OKB

Shkruar nga Pamfleti
Pas makinacioneve në Tiranë, Alex Soros “drejton”
Rama me Soros dhe homologun maqedonas

Pasi e injoruan funksionarët amerikanë, Rama gjen ngushëllim te Alex Soros

Kryeministri Edi Rama është “ngushëlluar” nga një takim me Alex Soros në OKB, pas braktisjes që ju bë nga amerikanët.

Rama drejtoi Këshillin e Sigurimit, por ra në sy se nuk pati takime të rëndësishme. Të gjithë liderët botërorë, përfshirë edhe presidentin Begaj dhe presidenten Osmani, patën takime me rëndësi në OKB, sidomos me zyrtarë vendas. Rama të vetmen që takoi ishte Yuri Kim, ndërsa emra si Escobar apo Blinken nuk e përfillën fare.

Por duket se kjo nuk ka rëndësi për kryeministrin, sa të ketë në krah të tij Alex Soros. Sa herë që ka zhvillime lidhur me Shqipërinë, Soros shfaqet si me magji. Para se të bëheshin ndryshimet në qeveri në fillim të muajit, Sorors u shfaq në Tiranë. Thuhet se para mbërritjes së tij, Rama kishte plane të tjera për ministrat që do të emëroheshin, por pas takimit me Aleksin, vuri disa emra që janë besnikë të këtij sekti.

Ndërkohë Soros është shfaqur dhe në OKB. Vetë Soros ka publikuar një foto me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin maqeodnas. “Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Kovachevski dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, Kryetar i Këshillit të Sigurimit. Fryma e Open Balkan vjen në NYC”, shkruan Soros.

Pra duket sikur dhe axhendën tonë në OKB e ka drejtuar djali i George SOros, i cili jo më kot e konsideron veten si vëlla të Ramë. Ky i fundit është vënë në  urdhrat e tij dhe është Soros që duket se drejton gjithçka. Aleksi thuajse çdo muaj vjen në Tiranë dhe herë takohet me Ramën dhe herë me Veliajn. Nuk kishte si të mungonte dhe në OKB, aty ku lideri ynë i dha dërrmën Rusisë. /Pamfleti

 

soros rama

Lini një Përgjigje