TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2023, 15:37

Fatos Klosi: Ja pse Meta dhe Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listën e zezë’ të SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Fatos Klosi: Ja pse Meta dhe Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, ka kometuar akuzat e hedhura nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PL Ilir Meta në drejtim të SPAK.

Në një prononcim për gazetën “SOT” i pyetur lidhur me sulmet e Berishës ndaj SPAK dhe veçanërisht ndaj prokurores Enkelejda Minollai e trajnuar në SHBA dhe që ka në dorë dosjen e dhëndrit të tij dhe djalit, sikundër është “Gërdeci” dhe privatizimi i sh-kompleksit “Partizani”, ai tha se Berisha i sulmon të gjithë ata që i duken se janë kundërshtar të tij. Ai deklaroi, se është për t’ja qarë hallin këtij populli se kë ka pasur në krye për disa vite.

Berisha kë nuk ka sulmuar, kushdo që është dukur se është kundërshtar i tij. Berisha për këtë mbahet, ka qenë në detyra të rëndësishme, por që nuk e mbaj se ka bërë ndonjë çudi në politik. E kam  provuar edhe në veten time dhe s’ka lënë gjë pa thënë për mua më ka nxjerr agjent të rusëve, bullgarëve. Është për t’ia qarë hallin këtij populli se kë ka pasur në krye, që 90 për qind e atyre që thotë i ka të sajuara. Berisha atë zanat ka”, tha ai.

I pyetur lidhur me sulmet e Metës ndaj SPAK, ai tha se për të është folur dhe njerëzit presin dhe nuk duhet që të sulmoj SPAK. Sipas tij, SPAK sabotohet nga të gjitha anët sepse është tentativë për të vendosur drejtësi dhe të gjithë ata që kanë përfituar nga drejtësia sot janë armiq të SPAK.

Ai kaloi disa peripeci me drejtësinë e vjetër, e cila në atë kohë ishte vartëse e Berishës, ai i kishte emëruar të gjithë ata. Për të është folur dhe njerëzit presin, nuk ka pse sulmon SPAK sepse është institucion i ri që po përpiqet që të bëjë punën e tij. SPAK sabotohet nga të gjitha anët, sepse është tentativë për të vendosur drejtësi dhe të gjithë ata që kanë përfituar nga drejtësia janë armiq të SPAK. SPAK sulmohet nga  të gjithë ata të cilët nuk duan  drejtësi në Shqipëri. Iliri  është nga ata pak njerëz që i kanë provuar të gjitha pozicionet dhe nuk duhet që ta bëjë këtë gjë”, tha ai.

Klosi: Shpallja non grata e Berishës bëri që në PD të ndodhte gjëma

Ndërkohë, i pyetur për aludimet se SHBA ka gati një tjetër “listë të zezë” për Shqipërinë nëse beson se do të vazhdojë DASH të shpalltë tjerë persona “non grata” sa u përket politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar e inkriminuar, ai tha se Berisha nuk ishte i fundit, pasi edhe ambasadorja Yuri Kim pak kohë më parë se do të ketë edhe të tjerë persona që do të shpallen non grata.

Sipas tij, shpallja non grata e Berishës bëri që në PD të ndodhte gjëma, sepse Basha për shkak të shpalljes së tij non grata e përjashtoi Berishën.

Në fakt e kemi dëgjuar që kanë thënë që Berisha nuk ishte i fundit, por edhe ambasadorja e ka thënë që ai ishte më i rëndësishmi qëështë shpallur dhe do ketë edhe të tjerë. Por, do ti bënte mirë Shqipërisë nëse SHBA do të merrej me Shqipërinë dhe për të shpallur persona të tjerë non grata, sepse drejtësia në vendin tonë e ka treguar se nuk ka qenë në gjendje  që të merret me politikën. Ndërkohë, sistemi i drejtësisëështë ai që duhet që të jap verdiktin për të gjitha fenomenet që ndodhin në këtë vend, sistemi duket se po funksionin sepse kanë ndodhur  gjëra të rëndësishme që më parë nuk kanë ndodhur. Por, shpallja non grata e Berishës bëri që në PD të ndodhte gjëma, sepse Basha për shkak të shpalljes së tij non grata e përjashtoi Berishën dhe PD u përça”, nënvizoi Klosi për gazetën “SOT”.

 

Lini një Përgjigje