TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2023, 18:41

Çështja Beleri dhe presionet e Greqisë, Begaj për ‘Zërin e Amerikës’: Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet

Shkruar nga Pamfleti

Çështja Beleri dhe presionet e Greqisë, Begaj për

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës nga SHBA, për çështjen e shumëpërfolur të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleri.

Lidhur me këtë rast Begaj tha se kjo çështje nuk është në dorën e Presidentit dhe duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.

“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë marrëdhëniet e një partneriteti strategjik, bazohen në vlerat më të mira të fqinjësisë dhe respektit mes njeri-tjetrin.

E kam pritur në zyrën time kryeministrin e Greqisë, kemi diskutuar për çështje të reja dhe të vjetra.

Kjo çështje nuk është në dorën e presidentit, ka lidhje me drejtësinë. Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Mendoj se drejtësia pas reformës së bërë me konsensus politik është në rrugën e duhur dhe është e pavarur”, tha Begaj.

begaj beleri

Lini një Përgjigje