TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shtator 2023, 18:20

“Pensionistët të varur nga lëmosha e qeverisë”, Tabaku: Rritja vetëm 50 lekë në ditë, reforma ka dështuar!

Shkruar nga Pamfleti

“Pensionistët të varur nga lëmosha e qeverisë”,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se rritja e pensioneve është vetëm një lëmoshë që i jep qeveria të moshuarve

Me anë të një postimi në Facebook, deputetja demokrate shprehet se pensionet u rriten me vetëm 50 lekë në ditë, ndërkohë që çmimet e produkteve të shportës janë rritur me 30%.

Sipas saj, skema e reformës së pensioneve ka dështuar, ndërsa qeveria refuzon ta shohë.

Dje parlamenti diskutoi për reformën e pensioneve, sigurisht prej zhurmës së ditës shumë u humb. Në fund të ditës 50 lekë shtesë në ditë, premton qeveria për pensionet, 50 lek shtesë për mbijetesën.

Çfarë mund të blejë një pensonist me 50 lek, kur çmimet janë rritur pothuajse 30%? Kur çdo produkt i shportës duke filluar nga vaji, sheqeri dhe çdo ushqim tjetër është rritur me 30%, si mund të mbijetojë një pensionist me 50 lek në ditë? Ndërkohë që çdo vit shtohen 15.000 pensionistë. E kush është përgjigja e qeverisë? Lëmosha e ditës!”, shkruan Tabaku.

tabaku pensionet

Lini një Përgjigje