TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Shtator 2023, 10:26

Si arriti Alex Soros me një mision ‘blitz’ të prishë planin paraprak të Edi Ramës për qeverinë!

Shkruar nga Pamfleti
Si arriti Alex Soros me një mision ‘blitz’ të prishë
Aleks Soros dhe Erion Veliaj

Partia Socialiste, sot më shumë se dje është thjesht një llozhe periferike e Alex Sorosit dhe axhendës së tij...

Kreu i Soros, Alex Soros, ka mbërritur me një mision ‘blitz’ në Tiranë, ku ka postuar foto me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, pikërisht në kohën kur organizata e tij është futur në një situatë diskutimesh të mëdha.

E pikërisht pas ardhjes së tij, Edi Rama ka ndryshuar krej planin që kishte bërë për ndryshimet në qeveri.

Thuasje 4 nga 5 ministrat e rinj të qeverisë, janë njerëz të lidhur dhe që punojnë prej vitesh për Sorosin dhe klanin e tij në Shqipëri e Ballkan.

Kështu, siç mësohet në planin paraprak, Edi Rama kishte parashikuar për ministre të Jashtme Elisa Spiropalin, ministrër të pushtetit Lokal, Lavdrim Krashin, ministre të Arsimit, Lea Ypin.

Në konfigurimin e ri, pushteti në Partinë Socialiste rëndon nga klani i Erion Veliajt, pjesë e të cilit janë Arbjan Mazniku, Erion Mete, madje edhe Ogerta Manastirliu.

Mazniku e Mete kanë qenë bashkëpunëtorë të Erion Veliajt që nga MJAFT e deri te G99.

Ndërkaq, Igli Hasani, është një burokrat i rangut të ulët, i punësuar në ministrinë e Mbrojtjes nga Pandeli Majko, kur ishte ministër.

Hasani, punonte si gazetar sportiv, e më pas, gjatë kohës kur u rekrutua në ministrinë e Mbrojtjes është shkolluar për diplomaci në Britani, duke përfituar nga bursat që merrte ministria nga vendet partnere.

Gjatë ‘epokës’ së Majkos, Hasani ka qenë drejtor i shtypit në ministri.

Ndërkaq, prishja e planit të Ramës me insistimin e Alex Sorosit, ka shkatërruar ekuilibrat politik në PS, duke lënë pa përfaqësim Shkodrën që i dha mazhorancës bashkinë më 14 maj; Dibrën, që gjithashtu dha rezultate të larta në zgjedhje lokale, e pjesën tjetër të veriut në përgjithësi.

Kurse ministrat e rinj janë asnjanës, pasi nuk përfaqësojnë asnjë lobim rajonal të PS-së, ndërkaq, edhe më shumë, me Maznikun në një farë mënyre ka kërcënuar kryetarët e Bashkisë se çdo fond publik apo projekt, do të monitorohet nga superdikasteri.

Por, duket këtu fshihen sërish planet e Soros, i cili gjithmonë ka qenë më aktiv në projektet rajonale, që të mos krijojnë zhurmë siç ka ndodhur me ato të mëdhatë, që i kanë sjellë sulmin politik.

Qeveria aktuale, është më pak socialiste, krejt e papërfaqësuar nga gjeopolitika e votës apo edhe e qarqeve të Shqipërisë, si edhe nga lobet e brendshme të PS-së. E cila, sot më shumë se dje është thjesht një llozhe periferike e Alex Sorosit dhe axhendës së tij./Pamfleti

alex soros edi rama qeveria e re

Lini një Përgjigje