TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2023, 18:21

Pse amerikanët nuk e përfillën fare Bablokun gjatë vizitës në Nju Jork?

Shkruar nga Pamfleti
Pse amerikanët nuk e përfillën fare Bablokun gjatë
Rama në oborrin e OKB

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Rama nuk ka pasur deri më tani asnjë takim me përfaqësues të qeverisë amerikane...

Kryeministri Edi Rama nuk është përfillur nga amerikanët gjatë vizitës në Nju Jork. Shqipëria drejtoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB dhe si kurrë më parë, vendi ynë u përfaqësua nga presidenti dhe nga kryeministri.

Rama në mbledhjen e djeshme u mundua të tregonte se Shqipëria është një vend i vogël për të, pasi ai është lider global. Por përtej mbledhjes dje, ra në sy fakti se nuk u përfill fare nga zyrtarë të lartë amerikanë, por jo vetëm.

Rama ka 3-4 ditë në Amerikë dhe të vetmit persona që ka takuar janë presidenti ukrainas, ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ministri i Jashtëm britanik.

Ndërkohë nuk pati asnjë takim me përfaqësues të DASH, por dhe me lider të Evropës. Ndryshe nga Rama, Bajram Begaj u takua me presidentin Biden, zyrtarin e DASH Gabriel Escobar, përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme dhe me Zv. Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell apo presidentin e Zvicrës. Duket sikur amerikanët e bojkotuan “liderin global”.

Në fillim të këtij viti Ramës i plasi skandali “McGonigal”. Që nga ajo ditë raportet e tij me amerikanët u thyen. SHBA nuk e fal ndërhyrjen në punët e saj, për më tepër që u korruptua një zyrtar i FBI. Ndonëse kryeministri u distancua, dosja është shumë voluminoze dhe ka shumë çështje të pazbardhura. Për më tepër, gjatë vizitës së tij në SHBA, Kongresi ka kërkuar hapjen e dosjes.

Pra duket se hareja e dikurshme me SHBA nuk është më. Më përpara, si kryeministri ashtu dhe kryetarë partie e deputetë kur shkelnin në tokën amerikane takoheshin me kongresmenë, senatorë dhe zyrtarë të ndryshëm vendas. Edhe pse vizita ka të bëjë me OKB, sërish nëse raportet e kryeministrit me amerikanët do ishin të mira, do e kishte shkëputur një foto në korridoret e selisë, sikundër e bëri Begaj. Mirëpo Rama nuk u prit nga askush, madje as nga Escobar, pasi nga Blinken jo e jo. Dhe ky është një sinjal jo fort i mirë për të./ Pamfleti

rama okb

Lini një Përgjigje