
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme Reformën Zgjedhore, teksa u shpreh se është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.
Në fjalën e tij, Basha përmendi listat e hapura dhe vettingun në politikë si dy elementët kryesore të reformës zgjedhore.
Kreu i PD, tha gjithashtu se “ne shtrijmë dorën ndaj çdokujt që të lënë mënjanë ndasitë e të bëhemi bashkë për një reformë të rëndësishme”.
“Është mundësia për të shtrirë horizontin drejt një kushtetutë të re, horizonti i të cilës duhet të përmbledhë jo vetëm ndryshimet që nga 1998, 2008 famëkeqe që sot penalizon qytetarët dhe kontrollin e pushtëve por edhe horizontin e shpresës dhe të rinisë shqiptarë
Kjo natyrisht është një punë e jashtëzakonshme që kërkon vullnet politik. Sot do qëndrojmë në një nga stacionet për çlirimin e politikës dhe ekonominë shqiptarë, që janë propozimet për reformën zgjedhore. Ne shtrijmë sot dorën ndaj çdokujt që të lënë mënjanë ndasitë e të bëhemi bashkë për një reformë të rëndësishme.
Vetingu i politikanëve garanton që listat e hapura të mos kthehen në ankand për pastrimin e parave kriminale. Listat e hapura marrin kuptim nëse i japim fund pabarazisë së votës. Shqipëria një zonë elektorale si Kosova, në daçi si vendet e BE. Të hapur edhe për ndarje me 3 ose 4 zona elektorale. Rëndësi të ketë barazi të votës”, u shpreh Basha.
Lini një Përgjigje