TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 11:16

Papa Leo XIV kundër Donald Trump: Nuk je pro-life nëse urren emigrantët

Shkruar nga Pamfleti
Papa Leo XIV kundër Donald Trump: Nuk je pro-life nëse urren
Trump dhe Papa Leo XIV /

Papa Leo, amerikani i parë në histori që drejton Selinë e Shenjtë, përplas të vërtetat në fytyrën e së djathtës ekstreme: “Nuk je pro-jetës nëse urren emigrantët”

Papa Leo, i zgjedhur në maj si Papa i parë amerikan në historinë e Kishës Katolike, ka ndezur një stuhi të re politike e fetare në skenën ndërkombëtare.

Me një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe pa kompromis, ai ka sfiduar ashpër konservatorët katolikë amerikanë dhe mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump, duke i kritikuar për hipokrizi morale.

Në një deklaratë që tashmë po përhapet me shpejtësi, Papa Leo theksoi: “Nuk mund të quhesh pro-life dhe njëkohësisht të përkrahësh politika çnjerëzore ndaj imigrantëve. Nuk mund të jesh në të njëjtën kohë për jetën dhe për urrejtjen.

Kjo deklaratë është interpretuar si një goditje direkte ndaj retorikës anti-imigrante që ka karakterizuar politikën e së djathtës amerikane, sidomos gjatë administratës Trump. Reagimi nga qarqet konservatore ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër. Disa figura të njohura mediatike dhe fetare në SHBA e kanë akuzuar Papën për ndërhyrje në çështje politike dhe për devijim nga tradita doktrinare e Kishës.

Por përkrahësit e tij thonë se ky është një rikthim te thelbi i Ungjillit: dashuria ndaj të pambrojturve, mirëseardhja për të huajin dhe kundërshtimi i ksenofobisë. Papa Leo, me origjinë nga Kolorado dhe një ish-aktivist për të drejtat e emigrantëve, po përpiqet të sjellë një kthesë të thellë në misionin moral të Kishës, në një kohë kur bota përballet me polarizim ekstrem.

Mesazhi i tij ka jehonë të veçantë në Ballkan, ku kriza të ngjashme të emigracionit dhe retorika anti-refugjatë po përdoren politikisht nga shumë aktorë. Papa Leo po vendos një standard të ri për udhëheqjen shpirtërore globale: një papë që nuk trembet të “kafshojë” kur e kërkon drejtësia./Pamfleti

donald trump papa leo xiv emigrantët

3 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Emigracioni i paligjshëm është projekt i internacionales komuniste për ta përmbytur, për ta destabilizuar e për ta dizintegruar SHBA . Kushdo, ka në dorë të zgjedh të qëndroi te 'vija e mesit të artë' . Presidenti Tramp ka marë një mandat plebishitar nga populli Amerikan, për mos ta lejuar disintegrimin e SHBA.

    1. D
      Doktori

      Z Feti. Duhet te dish qe Americanet e vertete ose vendalit jane vetem 4.5 perqind Jane persekutuar nga te ardhurit. Gjuha qe flasin eshte e huazuar nga pushtuesit.

      1. F
        Feti Dema

        Kombi Amerikan është themeluar si komb politik. Pushtuesit e huaj për Amerikën ishin Anglezët. Kur u detyruan të ktheheshin në ishull, lanë gjuhën dhe morën rraqet me vete. Pakicat flasin gjuhën e tyre në territoret me shumicë dhe kanë një deputete(kongresmene) në kongres. Pushtimi su doli keq. SHBA janë superfuqi. Anglezëve s'po ju zë bytha vënd. Nga mbretëresha e deteve dhe oqeaneve, luhatet midis BE dhe jashtë saj. Komuniellthi me kohë do shpërbëhet. Kanadaja do ti bashkohet SHBA. Australia dhe Zelanda e Re do fitojnë shtetësinë.

        Lini një Përgjigje