TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Prill 2025, 10:40

Papa Françesku u nda nga jeta, Rama zbulon bisedën e fundit me Atin e Shenjtë: Nuk do e harroj kurrë përgjigjen e tij

Shkruar nga Pamfleti
Papa Françesku u nda nga jeta, Rama zbulon bisedën e fundit me Atin
Edi Rama

Në mes të takimit elektoral në Kavajë, kryeministri Rama mori vesh lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Teksa hoqi kapelën dhe e nderoi me një minutë heshtje, Rama zbuloi edhe bisedën e fundit që ka zhvilluar me Atin e Shenjtë.

“Në takimin e dytë në Vatikan në audiencë me të, e pyes i them At i shenjtë, më duket se shumë armiq ke bërë duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një Papë.

Se harroj kurrë më tha kryeministër, nëse nuk i them ato që kam për të thënë tani që kam kohën me njerëzit kur do i them dhe kujt do ia them, krimbave? Kur të shkoj në varr?”-u shpreh Rama.

Papa Françesku është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

“Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, Peshkopi i Romës, Françesku, është kthyer në shtëpinë e Atit. Krejt jeta e tij iu dedikua shërbimit të Zotit dhe Kishës. Na mësoi të jetojmë me vlerat Ungjilli me besnikëri, guxim dhe dashuri universal, veçanërisht në favor të më të varfërve”, tha kardinali Kevin Farrell në njoftimin e ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Disa javë më parë, Papa Françesku doli nga një spital në Romë pasi u trajtua për pneumoni në të dyja mushkëritë.

Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër.

Në vitin 2013, Françesku u bë Papa i parë amerikano-latin dhe ka qenë një nga papët më të vjetër në historinë e Kishës.

 

papa françesku u nda nga jeta rama zbulon bisedën e fundit

Lini një Përgjigje