TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2025, 16:02

Pak minuta para mbledhjes, Këshilli Bashkiak i kthen përgjigje Veliajt: Asnjë pengesë të merrni pjesë në mbledhje

Shkruar nga Pamfleti

Pak minuta para mbledhjes, Këshilli Bashkiak i kthen përgjigje

Pak minuta para se të nisë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sekretariati Teknik i ka kthyer përgjigje kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e informuar se nuk ka asnjë pengesë që ai të jetë prezent në mbledhjen ku do të votohet për shkarkimin e tij.

PS ka vendosur ta shkarkojë Veliajn me argumentin se ka mbi 3 muaj pa shkuar në zyrë. Por ligji e përcakton qartë se ai ka të drejtë të dëgjohet në Këshill dhe të japë argumentet e tij. Prej disa ditësh Veliaj ka kërkuar të jetë prezent dhe këshilltarët e majtë kanë bërë manovra duke ja mbyllur derën në një farë mënyre.

Vetëm tani, kur dihet se Veliaj e ka të pamundur të shkojë, pasi ndodhet në qeli dhe jo në shpi, i kanë kthyer përgjigje që asgjë nuk e ndalon të jetë prezent.

I nderuar Kryetar,

Ne vijim të shkresës Tuaj nr. 32059/3 prot., datë 22.09.2025, sjellim në vëmendje se nga ana e Këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vendim për ndalimin e prezencës Tuaj në këtë mbledhje dhe që do të çojë kërkesën Tuaj për t’u njohur, për t’u dëgjuar, për t’u mbrojtur dhe për t’u dhënë sqarime në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, e cila do të zhvillohet ditën e martë, datë 23.09.2025, ora 16:00.


Sa më sipër, ripërsërisim se në vijim të kërkesës Suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet Tuaja t’i nisni me shkrim pranë Këshillit në mënyrë që të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”, shkruhet në letër.

 

Lini një Përgjigje