TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2025, 15:31

Shkarkimi i Veliajt, Ilda Zhulali: PS po shkel procedurat me urdhër të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i Veliajt, Ilda Zhulali: PS po shkel procedurat me urdhër të

Anëtarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali tha se opozita ishte pro pranisë së Erion Veliajt në mbledhjen e sotme, për t’u dëgjuar pak para shkarkimit të tij.

Zhulali theksoi se refuzimi i kërkesës së tij ishte i njëanshëm, vetëm me votat e PS-së. Ajo tha gjithashtu se sot Veliaj do të shkarkohet me urdhër të Ramës.

Zhulali shtoi gjithashtu se ky është një dëm financiar për qytetarët e Tiranës, pasi do të duhet të shpërblejmë Veliajn për heqjen e tij në mënyrë të padrejtë.

“Veliaj duhet të marrë pjesë në mbledhjen Këshillit Bashkiak. Ai ka bërë një kërkesë për të qenë pjesë. Kërkesa e zotit Veliaj nuk ka mbërritur kurrë në Këshillin Bashkiak, por ne jemi njohur me të përmes mediave. Ndaj do të jetë një votim i njëanshëm. Kjo gjë mund t’i shërbejë dhe nesër Veliajt për ta përdorur në gjykatë.

Ky është një dëm financiar për qytetarët e Tiranës, pasi do të duhet të shpërblejmë zotin Veliaj për heqjen e tij në mënyrë të padrejtë (Duke mos respektuar ligjin). Ai e ka për detyrë që të shprehet në Këshillin Bashkiak, por dhe të dëgjojë se pse shkarkimi i tij është i vonuar. Sot është një ditë që kurorëzon një aksion, siç është shkarkimi. Ne kemi bërë denoncim për inceneratorin fantazmë të Tiranës. Ai ka sjellë dëme të mëdha financiare në dëm të qytetarëve të Tiranës. Veliaj ka bërë jo vetëm një dëm financiar, por na ka lënë pas dhe një krim mjedisor. Veliaj do të shkarkohet me urdhër të Ramës”, u shpreh Zhulali për “News 24”.

Lini një Përgjigje