Zvarranikët, që me urdhër të “mbretit”, “i hëngrën bukën e i përmbysën kupën” shefit të tyre të arrestuar; duke e shpallur të fajshëm pa u shprehur drejtësia...
Një javë pas urdhërit të Kryetarit të PS e Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS, 35 këshilltarë socialistë të Bashkisë së Tiranës, shkuan në tufë e në rresht si “delet” te zyra e tij, dhe firmosën kërkesën e paligjshme, për shkarkimin e krye-bashkiakut Erion Veliaj.
Ndoshta nuk e kanë bërë me dëshirë, por me nënshtrimin dhe nëshkrimin e tyre, ata treguan mungesë dinjiteti e integriteti, duke vepruar si zvarranikë, që me urdhër të “mbretit”, “i hëngrën bukën e i përmbysën kupën” shefit të tyre të arrestuar, duke e shpallur të fajshëm pa u shprehur drejtësia.
Ata janë me poste të larta në institucionet e qeverisë “Rama” dhe biznemenë të lidhur me pushtetin, që përfitojnë favore ekonomike-financiare, shumica të promovuar e përzgjedhur si këshilltarë nga vetë Erion Veliaj.
Ja këshilltarët që firmosën kërkesën për shkarkimin e Erion Veliajt:
- Endri Fuga, Drejtori i Komunikimit në Kryeminsitri.
- Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë.
- Megi Fino, Zv/ministre e Jashtme dhe Kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
- Eridian Salianji, Shef i Zyrës Jurdike në PS për çështjet zgjedhore dhe përfaqësues në KQZ.
- Sara Shameti, Koordinatore e Ministrisë së Brendshme për Konsultimin Publik të Ligjeve.
- Etleva Bajrami, Zv/Dekane e Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranës dhe Këshilltare e Jashtme e Ministrit të Financave.
- Ledia Tota, ish-Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe Sekretare e përgjithshme e Këshillit Kombëtar të Territorit.
- Sonila Qato, Ish-Drejtreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Kthim-Kompensimit të Pronave, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Rrugëve dhe ish-Ministre e Shtetit për Sipërmarrjen.
- Luan Bregasi, ndërtues, kryetar i shoqatës së biznesit dhe anëtar i Bordit të Agjencisë ë Investimeve; ka marrë fonde shteti e dhjetra leje ndërtimi për kulla, hotele dhe resorte.
- Arta Dollani, ish-Drejtoreshë e Trashëgimisë Kulture dhe Drejtoreshë e Agjencisë së Mjedisit.
- Genci Hyska, Drejtor e Spitalit Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”-Tiranë.
- Joleza Koka, ish-Kryetare e Forumit Rinor të PS dhe këshlltare në Ministrinë e Shëndetësisë.
- Julian Hodaj, Zv/ministër i Brendshëm, anëtar Bordi në Drejtorinë e Rrugëve e 2 borde të tjera.
- Reme Ymer Lala, ish-Deputete e PDIU kaluar deputete e PS dhe Drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimit Social shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë.
- Blerina Doracaj, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Hipotekave, aktualisht specialiste në qeveri.
- Gazmend Paja, aktor, përfitues i 133 mijë m2 tokë shtetit në Dhërmi, si investitor strategjik.
- Silda Çepe, ish-Specialiste në Kryeministri, Zv/ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
- Endrit Hoxha, Zv/ministër i Arsimit.
- Adelina Greca, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.
- Hantin Bonati, ish-Drejtor i “Albcontrol” dhe Zv/ministër i Infrastrukturë-Energjisë.
- Vjollca Braho, ish-Drejtoreshë e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, ish-Drejtoreshë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ish-Zv/ministre e Shëndetësië, aktualisht zyrtare e qeverisë.
- Glindxhet Madhi, Koordinator për projektet “Tirana-Kryeqytet Evropian i Rinisë”, dhe rekrutues të rinjve për në Akademinë Politike të PS.
- Katerina Marku, Komisionere për Energjinë në Bashkinë e Tiranës dhe biznesmene.
- Aldo Merkoçi, Këshilltar i Ministrit të Shtetit për Qeverisjen Lokale.
- Enio Civici, ish-Zv/ministër i Bujqësisë.
- Agim Kraja, biznesmen ndërtimi, përfitues i miliona euro tenderë, leje ndërtimi e licenca nga qeveria “Rama” dhe i koncesioneve për 7 hidrocentrale private.
- Halit Valteri, ish-Deputet i PD, kandidat për deputet i PS dhe këshilltar në kryeministri.
- Rezart Isufi, ish-Drejtor OSHEE-Shkodër dhe zyrtar në Drejtorinë e Përgjitshme të OSHEE.
- Endrit Braimllari, ish-Deputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i LSI; iu bashkua grupit të këshilltarëve të PS dhe është Zv/kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
- Alfred Muharremi, Drejtor i Shërbimit Social-Shtetëror për Qarkun e Tiranës.
Në kërkesën për shkarkimin e krye-bashkiakut Erion Veliaj me urdhër të Edi Ramës, kanë firmosur edhe 5 këshilltarë të tjerë bashkiakë të PS, të cilët janë patronazhistë të rinj, të punësuar në zyrat e disa agjencive qeveritare./Pamfleti
Ktu jan për ti çu tek veni që nga më i vogli e deri tek më i madhi i partisë dhe partive. Uroj me zemër që siç” i hëngrën kokën” Erion Velisë,ashu tu iki koka dhe këtyre me në krye buçen Fino e bashkë me të gaztorja Paja. Ps :që Erion Velisë është për ti qr kjo as që diskutohet por me shpirt du ta ndjekin nga pas shumë e shumë të tjerë
Koment realist. Terheqshin kembet zvarre gjithe keto zagare shteti mafioz dhe te peshtire
Kur shih disa emra këtu, e kuptoj pse nuk bëjmë hajër si shtet... dhe tallen edhe fqinjët tanë 5-kiloshë kundrejt nesh. Kur nuk respektojmë veten dhe shtetin tonë, pse duhet ata. Këshilltarë pa mbushur 30 vjeç (lexo: pa eksperiencë), apo këshilltarë që nuk dihet se ku kanë punuar dhe për çfarë të këshillojnë...