TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shtator 2025, 13:50

“Qytetarët ‘shefat’, Diella do u shërbejë”, Rama flet sërish për ministren IA: Mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë!

Shkruar nga Pamfleti

“Qytetarët ‘shefat’, Diella do u

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për punën që do të ndërmarrë ministrja e Inteligjencës Artificiale, Diella.

Në konferencën ‘Shqipëria, horizont i ri’ që po mbahet në Vjenë, Rama tha se Diella do t’u ofrojë disa shërbime qytetarëve, të cilët do të jenë ‘shefi i saj’.

“Kemi hequr shërbimet fizike, pritet. 90 % e shërbimeve ofrohen përmes internetit dhe të gjithë mund ta marrin shërbimin përmes telefonit celular, nëse janë në Tiranë apo Australi. Është një ndryshim i madh duke pasur parasysh rastet. Sa shumë ryshfete dhe korruosion kishte në sistem, ndërkohë që sot është i fshirë nga sistemi. Ana e mirë e inteligjencës Artificiale është mundësia për të punuar mbi të dhënat që u ofrojmë qytetarët. Praktikisht ministrja, që mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë, pasi ne se bëjmë dot. Ajo do ju shërbejë për shumë gjëra. Sot psh njerëzve u duhet të bëjnë disa hapa vetë për të marrë shërbimin. PSH duhet të shkojnë nga një rubrikë te tjetra, ndërkohë që shumë shpejt ata do të veprojnë në kohë reale me ministren, me zë; kam nevojë për këtë certifikatë. Dhe ajo do ua japë. Vetëm ata do të kërkojnë. Klienti është shefi, dhe ministrja është ajo që do t’i bëjë”, tha Rama.

 

 

 

 

 

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    'Diella'është demagoge,e degjeneruar, mashtruese, suflere, e 'korruptuar ngelur në tentativë' kush do ja mbroi moralin 'Ministres Diella'? Dekretimi i qeverisë "Rama 4" nga Presidenti a nënkupton që Z.Rama do përballet në gjykatë për të gjitha 'shkarjet nga ledhi të Diellës?

    Lini një Përgjigje