
Teksa zgjedhjet e 11 majit po afrojnë, ish-deputetja Orjola Pampuri ka risjellë në vëmendje dy nga shtresat që tradicionalisht kanë qenë baza morale dhe politike e së djathtës në Shqipëri: ish të përndjekurit politikë dhe pronarët.
Në një postim në Facebook, Pampuri kritikon harresën dhe përjashtimin që këto grupe kanë përjetuar në tranzicionin shqiptar, ndërsa thekson se pa drejtësi për të kaluarën dhe pa zgjidhje për çështjen e pronësisë, Shqipëria nuk mund të ecë drejt integrimit në Bashkimin Europian.
"Shtyllat kryesore, tradicionale të së djathtës, kanë qenë dhe jane ish të përndjekurit dhe pronaret.
Këta dy grupe janë simbolikisht dhe realisht baza më e fortë morale dhe sociale mbi të cilën duhej te ndertohej e djathta.
Këta dy grupe janë simbolikisht dhe realisht baza më e fortë morale dhe sociale mbi të cilën duhej te ndertohej e djathta.
1. Ish të përndjekurit politikë:
• Ish-të burgosurit, të internuarit, dhe familjet e tyre, që vuajtën represionin e diktaturës komuniste;
• Kërkojnë drejtësi për krimet e komunizmit, rehabilitim moral dhe kompensim për vuajtjet.
• E konsiderojnë të djathtën si përfaqësuese të idealeve të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe antikomunizmit.
2. Pronarët dhe trashëgimtarët e tyre:
• Janë të interesuar për rikthimin ose kompensimin e pronave të tyre dhe shohin të djathtën si mbështetëse të së drejtës së pronës private.
Keto shtresa i japin të djathtës shqiptare një karakter të fortë antikomunist, pro-perëndimor (sidomos pro SHBA dhe BE) dhe konservator në vlera.
Ndërkohë në Shqipëri ish të përndjekurit u lanë në harresë, nuk u ndjenë të përfaqësuar, pasi ish prokurorë, ish funksionarë të regjimit komunist nuk u dënuan kurrë, madje i bënë karshillëk shtresës së ish të përndjekurve duke patur pozita të larta e të pacënuar në asnjë moment. Pronarëve nuk iu rikthyen pronat, madje me një ligj të posaçëm u bë dhe më anarshi me to.
Kjo ishte demokracia? Në 34 vite pamë të shpërblehen fëmijë, nipër e mbesa të ish funksionarëve në regjimin komunist, pronarët enden akoma gjyqeve për të drejtën e tyre themelore; pronat. Pa shkuar pronat tek pronarët e vërtetë ska integrim në BE.
Tranzicioni duhet të marrë fund, bashkë me të dhe pandëshkueshmëria, vetëm kështu na hapen dyert për në Bashkimin Europian", shrkuan Pampuri.

Lini një Përgjigje