TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Prill 2024, 17:35

Opozita i kërkon Kuvendit të shpallë të pavlefshëm Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Plani i miratuar nga PS është nul

Shkruar nga Pamfleti

Opozita i kërkon Kuvendit të shpallë të pavlefshëm

Opozita përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar Kuvendit të shpallë të pavlefshëm Komisionin Hetimor për Shëndetësinë nga Plarent Ndreca, të mbajtur ditën e djeshme.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se votimit i planit hetimor në një mbledhje të thirrur në mënyrë të njëanshme vetëm nga socialistët është nul.

“I kërkojmë anulimin e mbledhjes së paligjshme dhe anulimin e të gjitha votimeve’ thotë Vokshi.

Përmes planit hetimor të miratuar nga socialistët, Vokshi thotë se po tentohet të shpëtohen nga përballja në Komision Hetimor kryeministri Edi Rama, që në listën e dëshmitarëve të hartuar nga anëtarët e majtë, nuk është përfshirë. Vokshi shkon edhe më tej në akuza, duke thënë se mazhoranca po tenton pazare me deputetët për të fshehur hetimin e parlamentit për Check-up dhe Sterilizimin.

“Në planin e tyre që kanë miratuar janë hequr të gjithë titullarët. Shkojnë në disa emra dytësorë se nuk duan të shkojnë tek emri I vetëm që I ka miratuar Edi Rama. Duan të blejnë deputetët e komisionit që ti mbyllin gojën. Kanë parashikuar një instrument ekstraligjorë që nuk është parë askund. Intervista kokë më kokë të mbyllura e të vijnë pastaj të raportojnë në komision”, tha ajo.

Pas dështimit të enjten për 3 orë për të gjetur konsensusin mes opozitës dhe mazhorancës për planin hetimor dhe shkresat për informacion në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi, nënkryetari Plarent Ndreca pak minuta më vonë mblodhi vetë anëtarët e PS në një mbledhje dhe kaloi planin e hetimit me 8 vota.

komisioni hetimor per shendetesine

Lini një Përgjigje