
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka komentuar protestën para Bashkisë së Tiranës, ndërsa thekson se pjesëmarrja ishte e konsiderueshme.
Luan Baçi nuk kurseu akuzat, ndërsa deklaroi se sipas tij, vjedhje si ajo në bashkinë e Tiranës me dosjen “5D” nuk është parë në vendin tonë.
“Pjesëmarrja ishte e konsiderueshme në protestë për arsye sepse protesta bëhet para bashkisë dhe për atë vjedhje të pa imagjinuar ndonjëherë. Jemi mësuar me vjedhje, por vjedhje e kësaj natyre nuk ishte parë dhe dëgjuar ku drejtorë të bashkisë organizojnë tenderat dhe paratë e bashkisë duke i kaluar paratë te firma e tyre”, u shpreh Luan Baçi për Ora News.
Sakaq, Baçi tha se do të vijojnë protestat deri në largimin e kryetarit të Bashkisë, ndërsa shton se ndihet i keqardhur për mosreagimin e ndërkombëtarëve.
“Do të protestohet nga qytetarët e Tiranës deri në largimin e atij hajduti në bashki që është i pakrahasueshëm. Unë shpreh keqardhjen për ndërkombëtarët dhe reagimet e tyre, sepse duhet të reagojnë për vjedhjet e qytetarëve. Mos tu dhëmbë për atë që u dhemb pushtetarëve. I kanë të gatshme shkrimet dhe deklaratat”, theksoi Baçi.
Lini një Përgjigje