
Kreu i Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj deklaroi në podkastin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të Pamfletit, se mazhoranca dhe Rithemelimi janë bashkë.
Sipas tij, sa herë që bëhet fjalë për ligje të rëndësishëm ata bëhen bashkë dhe i kalojnë, teksa solli në vëmendje rastin e amnistisë penale. Ai shtoi se të dy palët do të bëhen bashkë për të miratuar dhe ndryshimet ligjore në super-komisionin Xhafaj.
Pjesë nga intervista:
Bërë nëpërmjet pazarit “underground” mazhorancë-rithemeilim, ju si e shikoni rezolutën nga PS e cila në pikën e fundit të saj parashikon super komisionin Xhafa për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë?
Lapaj: Prej vitit 2008 për mua nuk ka dy palë më ka një palë. Ka një monedhë me dy anë. Sepse u bën bashkë për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, që në thelb ruan status quon mes dy palëve. Pra një palë e ndarë në dy. Me ndryshimet kushtetuese të 2008 rotacion është i vështirë, pasi o kalon nga njëra palë te tjetra ose nuk bëhet ndryshe. Tani rrugës njëra nga palë doli nga marrëveshja dhe tani u ulën përsëri në marrëveshje. Fati është se kur vjen puna për gjëra të rëndësishme bëhen bashkë, si me rastin e amnistisë. Pse duhet opozita të bashkohej që të ulte dënimin dhe të lironte atë që ishin dënuar nga SPAK!
Pse e dha votën atëherë opozita?
Lapaj: Gjeni ju një shpjegim, pra është paketë e gjitha. Vijmë tek e dyta. Ky vjen me një rezolutë për luftën anti korrupsion po pse me rezolutë luftohet korrupsion? E dini ju çfarë është rezoluta në kuptimin juridik, është një deklaratë; ne deklarojmë se do luftojmë korrupsionin e çfarë the asgjë! Pra nëse rezoluta nuk shoqërohet me ndryshime ligjore të mëvonshme ajo është thjeshtë një deklaratë. Që ajo të materializohet duhet të ketë ndryshime ligjore, që ndryshimet ligjor të ndodhin janë dy mundësi: një me shumicë të thjeshtë, për ligjet me shumicë të thjeshtë. E dyta dy me shumicë të cilësuar ma 84 vota e sipër për ligje që janë në nivel të nenit 81/ pika 1-2 e kushtetutës që duan shumicë të cilësuar. Ligjet për reformën në drejtësi futen te kjo kategori, pra duan shumicë të cilësuar nëse kjo ngelet thjesht deklaratë asgjë s ndodh. Nëse do të vazhdohet do të thotë se Ramës do ti duhet votat e opozitës, prandaj i shoh bashkë.
Lini një Përgjigje