
Pas futjes në rend të ditës të projektvendimit të mazhorancës ku përcaktohen emrat e anëtarëve të strukturës së posaçme dhe kryetari i saj, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka.
Ajo shkruan se po luhet një pazar për ngritjen e këtij komisionin dhe se demokratët të cilët fillimisht e kundërshtuan atë do të ulen në karriget e komisionit të Posaçëm, duke legjitimuar nismën e PS-së. Sipas saj nëse ngrihet ky superkomision demokracia do të jetë në rrezik.
“Ky vendim do të kalojë nesër në Parlament, bashkë me vendimin për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformim. Vendi bosh do t’i takojë ndonjë dashi, deleje a deledashi të Opozitës, por nuk është mbyllur tenderi akoma.
Pritet vendimi i tretë që do të hyjë si të gjitha zezomat kundër demokracisë nesër me procedurë. Aty do të jenë edhe emrat, edhe thagma e arsyes pse do të jenë. Kështu e bēn pushteti Opozitën më barrë. Mos u habisni fare. Kjo quhet përpjekje për Integrimin tonë Europian 2030. Por më parë do të tredhim SPAK, ta kthejmë atë në deledash, se po na mërzit shumë. Demokracia në rrezik!!!!!”, shkruan Açka.
Lini një Përgjigje