TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Janar 2025, 11:15

Olsi doli qelibar nga SPAK, Rama sulmon Bardhin: Im vëlla u përdor si mish për top!

Shkruar nga Pamfleti
Olsi doli qelibar nga SPAK, Rama sulmon Bardhin: Im vëlla u
Kryeministri Edi Rama 

"Më kanë bërë proderues droge. Jo, nuk jam përdorues. Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam bërë asnjë krim.", tha Rama në fjalimin e tij.

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një reagim publik për përfundimin e hetimeve për dosjen e laboratorit të kokainës që u zbulua në vitin 2015 në Xibrakë, ku SPAK tha se nuk ka asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës.

Kryeministri Rama ka sulmuar kreun e grupit të PD, Gazment Bardhin duke thënë se përdori vëllain e tij për ta sulmuar.

“Im vlla u përdor si mish për top për të më goditur mua në sy të opinionit publik’ tha Rama.

Në fjalën e tij, Rama tha se drejtësia foli me prova ndaj akuzave të pabaza dhe u krenua me arritjet e SPAK, që sipas tij vjen nga Reforma në Drejtësi e bërë nga PS dhe jo nga amerikanët.

“Të dashur bashkëqytetarë, vitin e shkuar deputeti Gazment Bardhi nxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim Olsi Rama. E denoncoi, gjykoi dhe dënoi në publik si trafikant droge duke krijuar rrethanat tipike të një kallëzimi të rremë. Në atë dosje flitej edhe për një person të paidentifikuar i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas këtij zotërisë, ky personi qenkërka im vëlla. Sipas tij, dy prokurorët e dosjen e kishin fshehur identitetin e vëllait në këmbim të favoreve prej meje”, tha Rama.

Kryeministri tha se vëllai i tij u përdor për të goditur vetë atë.

“Nuk jam shpjeguar deri më sot, kam bërë durim. S’kam dashur të flas unë me bindjen e mia, përpara se të flasë drejtësia. Më në fund pasi ka pyetur këdo ka parë të arsyeshme. SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin që Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar dhe nuk ka asnjë provë që të lidhë im vëlla me aktivitetin kriminal. Me fakte e me prova jo me hamendësime, është katërcipërisht e qartë, im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua në sytë e opinionit publik. Kjo nuk është goditja e parë e këtij e lloji për mua, s’ka si të jetë as e fundit”, deklaroi Kryeministri Rama.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas njoftimit të SPAK se nuk ka gjetur asnjë provë që të përfshijë Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, në dosjen “Xibraka”.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se hetimet nuk kanë përfunduar.

 “Hetimet kanë përfunduar, por nuk kanë përfunduar”. Ky ishte thelbi qesharak i atij njoftimi të prokurorisë, të cilin e kam paralajmëruar që ditën e parë kur kam denoncuar me fakte dyshimin e arsyeshëm se vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ka një përfshirje të mundshme në çështjen e laboratorit të Xibrakës. Më tej, thonte që ka dërguar dosjen që policia të bëjë përpjekje për të gjetur ato që fshehu para 10 vitesh. Prokuroria nuk ka hetuar fare. Ajo deklaron vetë se e ka të pamundur të identifikojë personat e përfshirë. Njoftimi se njëri prej tyre nuk është i përfshirë, por ne nuk e dimë se kush janë të tjerët, është fiks logjika që u përdor para 10 vitesh nga policia që na tha se kishte identifikuar moshën e personit, por nuk gjente dot emrin”, tha Bardhi./ Pamfleti

kryeministri edi rama  olsi rama gazment bardhi

Lini një Përgjigje