TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2025, 21:39

A e braktisën Florjan Binaj dhe Edlira Çepani? Ja si përgjigjet Adriatik Lapaj

Shkruar nga Pamfleti

A e braktisën Florjan Binaj dhe Edlira Çepani? Ja si përgjigjet

“S’është e vërtetë!" Kështu ju përgjigj Adriatik Lapaj pyetjes nëse ka mbetur vetëm ai nga tre figurat kryesore që themeluan lëvizjen “Shqipëria Bëhet”, pas distancimit që kanë shfaqur aktori Florjan Binaj dhe aktivistja Edlira Çepani.

Më tej Lapaj u kujdes që përgjigja e tij të ishte shteruese, duke thënë se Binaj është fokusuar te karriera e tij përtej politikës dhe, zonja Çepani pas vdekjes së bashkëshortit, Gert Bogdani, ka nevojë të marrë kohën e saj.

Në dijeninë time zoti Binaj ka pas një moment të një nevoje për tu shprehur sërish si ekspert në fushën e vetë, pra të angazhohej në produksion dhe në filma, dhe ngarkesë nga familja e vetë, pra angazhime. Ndërkohë, zonja Çepani deri më tani, u prehtë në paqe ai që iku, ka pasur këtë problemin që i ndodhi. Nuk është interpretim ky që mund ta bëjmë. Lëreni ca kohë zonjën Çepani të kalojë gjendjen përkatëse”, tha Lapaj në “A2CNN”.

I vendosur përballë faktit se është evidentuar një shmangie totale e Edlira Çepanit nga “Shqipëria Bëhet”, pasi mungojnë qoftë edhe like-t në rrjetet sociale, Lapaj u shpreh se me traumën që ndarja nga jeta e  bashkëshortit i shkaktoi zonja në fjalë nuk ka kohë të merret me rrjetet sociale.

Ti e njeh zonjën Çepani, unë jam rritur shesheve dhe kam ngrënë bukë me zonjën Çepani. Ju thjesht e njihni. Mbase nuk kanë kohë të japin like sepse me gjithë atë traumë që kaloi zonja Çepani nuk e ka mendjen tek like-t. Unë i bëj zemra dhe like çdo postimi të saj. Po të doni jua tregoj, kam folur edhe dje me zonjë Çepani. E dua shumë, dhe kam marrëdhënie nga ana ime më të mira të paktën me të edhe me këdo”, u shpreh Lapaj.

Në fund ai u kujdes të sqaronte se një largim i mundshëm i këtyre dy figurave nga radhët e “Shqipëria Bëhet” nuk do të përbënte çudi, pasi ndodh sipas tij që njerëzit lodhen nga politika dhe nuk e përfundojnë rrugëtimin e tyre.

Por të keni një gjë parasysh, politika nuk është destinacion final i të gjithëve. Më gjeni një parti politike në botë, jo në Shqipëri, që të gjithë ata që e nisin, e bitisin. Ka njerëz që kanë probleme rrugës, ka njerëz që lodhen, ka njerëz që u lindin  pasione të reja rrugës, ka njerëz që dashurohen dhe marrin valixhen dhe ikin fare në Kinë a Japoni. E rëndësishme është të eci para struktura dhe parimet. Mund të lodhem unë një ditë, pse ça do të ndalojë struktura. Struktura nuk jam unë. Struktura janë parimi dhe njerëzit të cilët e përfaqësojnë”, sqaroi Lapaj.

Lini një Përgjigje