TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 15:54

ODIHR nxin KQZ: Sistemi i identifikimit elektronik dështoi sepse nuk u bënë trajnime

Shkruar nga Pamfleti

ODIHR nxin KQZ: Sistemi i identifikimit elektronik dështoi sepse nuk u

Misioni i ODIHR i ka dhënë një shuplakë të fortë KQZ-së. Në shumë qendra nuk funksioni sistemi identifikimit elektronik dhe sipas përfaqësueve të ODIHR kjo sepse nuk pati trajnime si duhet për operatorët.

Nuk pati trajnim si duhet. Duhet që në zgjedhjet e ardhshme të ketë trajnim më të mirë që këta perona të përdorin pajisjet elektronike”, tha shefja e ODIHR.

Edhe Përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, Dickson pati kritika në këtë aspekt.

Sa i takon pajisjeve të identifikimit, vumë re në fillim se kishte konfuzion. Ishte një sistem i ri. Por dukej se problem pati dhe me pajisjet me shenjat e gishtave sepse nuk u bënë një procedurë e thjeshte siç është fshirja me një pëlhurë e shenjave të gishtave. Po ashtu duhen më shumë pajisje në dispozicion”, tha ai.  

odihr kqz

Lini një Përgjigje