Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e këtij institucioni në vilën e Ryerson House.
Në një reagim në rrjetet sociale, ambasadorja e SHBA thotë se SPAK duhet të ecë përpara me përpjekjet e saj për ti dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit.
Ajo thekson se SHBA mbështet fuqishëm SPAK në luftën e këtij institucioni kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“ Ishte një nder të ftoja prokurorët e SPAK në Ryerson House. Ne shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë 3 viteve të fundit. Tani është koha për të intensifikuar ato përpjekje dhe për t'i dhënë fund mënyrave të vjetra të mosndëshkimit.
SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush - sado i pasur apo i fuqishëm qoftë - nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse duam një aleat të fortë, të sigurt dhe të begatë, dhe sepse besojmë ashtu si populli shqiptar: Shqipëria i përket BE!”, thotë ambasadorja.
1/2 It was an honor to invite ???????? @SPAK_Albania prosecutors to ???????? Ryerson House. We express thanks & respect to these extraordinary prosecutors for their courage & professionalism in confronting corruption & organized crime over the past 3 yrs. Now is the time to intensify those… pic.twitter.com/wMQHBiCDN0
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 15, 2023
Lini një Përgjigje