TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 14:39

Bardh Spahia si Berisha, nuk njeh humbjen turpëruese dhe hedh akuza për manipulim votash

Shkruar nga Pamfleti
Bardh Spahia si Berisha, nuk njeh humbjen turpëruese dhe hedh akuza
Bardh Spahia

Bardh Spahia, kandidati i "Bashkë Fitojmë" nuk ka pranuar disfatën e thellë që ka pësuar në Shkodër përballë Benet Becit. Spahia edhe pse humbi me 10 mijë vota diferencë, ka ngritur pretendimin se votat i janë blerë. 

Pretendim ky edhe i Sali Berishës, i cili u mundua të justifikonte humbjen e bastionit të së djathtës dhe pothuajse të të gjitha bashkive të vendit.

"Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë."-ka shkruar Spahia në Facebook.

Teksa na ndajnë dhe pak kuti nga certifikimi i rezultatit final, Benet Beci ka korrur një fitore mjaft të thellë. Ai është në avantazh me mbi 10 mijë vota më shumë se Bardh Spahia i Shkodrës. Beci ka marrë mbi 32 mijë vota, ndërsa Spahia mbi 21 mijë vota.

Beci dha sot një deklaratë të shkurtër për mediat ku dhe shpalli fitoren në këtë bashki. Beci falenderoi qytetarët për besimin ndërsa theksoi se është ditë e rëndësishme për Shkodrën. Ndër të tjera ai u premtoi qytetarëve, se do të filloj të vendos në zbatim të gjithë, premtimet që ka dhënë.

“Faleminderit për besimin. është ditë e rëndësishme për Shkodrën. Do fillojmë menjëherë punën në Shkodër, ato që kemi thënë do fillojmë t’i zbatojmë shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve, vazhdoni punën dhe mbylleni procesin ashtu siç e keni nisur”, tha ai.

 

bardh spahia benet beci

Lini një Përgjigje